Video

Haradinaj kërkon që me Thaçin të unifikojnë qëndrimet për takimin në Berlin

Kryeministri Ramush Haradinaj konfirmoi në Rubikon të KTV-së se do të jetë i pranishëm në Berlin në takimin e 29 prillit, i ftuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron. Ai do ta përfaqësojë vendin bashkë me presidentin, Hashim Thaçi. Kryeministri Haradinaj tha se do të ishte mirë që paraprakisht të konsultohen me presidentin Thaçi për temat dhe qëndrimet, mirëpo, në të kundërtën, ai tha se e ka të drejtë kushtetuese që të sqarojë qëndrimet e tij duke iu referuar idesë së Thaçit për shkëmbimin e territoreve, e që sipas tij është e gabuar.