Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka raportuar para Komisionit për Zhvillim Ekonomik e Infrastrukturë, lidhur me planifikimin e projekteve infrastrukturore për vitin 2019.
Debatin më të madh, Lekaj me deputetët, e pati kur iu kërkuan sqarime për pagesën prej 53 milionë eurove për “Bechtel&Enkan”, raporton KTV.
Lekaj ka lënë fajtore qeverinë e kaluar për këto miliona pasi, sipas tij, sikur të ishte kryer projekti për 42 muaj, paratë nuk do të humbnin.
Vetëvendosje ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se është duke e bankrotuar shtetin me investimet që po i bën në ndërtimin e autostradave.
Sipas ministrit, Autostrada e Dukagjinit do të nisë në tetorin e këtij viti dhe do të jetë e gjatë 95 kilometra.
Ndërkaq, pak deputetë e kanë dëgjuar raportimin e Lekajt. Madje, edhe ata që kanë bërë pyetje, janë larguar nga aty pa marrë përgjigje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.