Video

I dërguari i posaçëm i OKB-së largohet nga Jemeni

I dërguari i posaçëm i OKB-së në Jemen, Martin Griffiths, është larguar nga kryeqyteti Sana, që kontrollohet nga kryengritësit. Ai ka zhvilluar negociata dyditore për t’i nxitur kryengritësit Huthi të tërhiqen nga portet Hodeidah në përputhje me Marrëveshjen e Stokholmit, transmeton KTV.

Griffiths, me ta, e ka diskutuar mundësinë për të zbatuar tërheqjen e forcave nga qyteti port për të shpëtuar jemenasit nga betejat vdekjeprurëse. Kryengritësit Huthi vazhdojnë të fortifikohen brenda qytetit ndërsa trupat qeveritare ndodhen në periferitë jugore dhe lindore.

Lufta civile katërvjeçare ka vrarë më shumë se 10,000 njerëz, kryesisht civilë, si dhe ka zhvendosur tre milionë të tjerë. Sipas OKB-së, në Jemen aktualisht është kriza më e madhe humanitare në botë.