Mësimdhënësit e ciklit 1 - 5, e dërgojnë në Kuvend e Qeveri peticionin për kthimin e Ligjit për Paga

19 February 2019 19:39

Peticioni prej 4 mijë nënshkrimeve të mësimdhënësve të ciklit fillor në nivel vendi, është dorëzuar të martën në Kuvend, Qeveri dhe Presidencë.

Mësimdhënësit, përmes këtij peticioni, kanë shprehur pakënaqësitë me koeficientin dhe po kërkojnë rishqyrtimin e Ligjit për Paga, raporton KTV.

Iniciuesit e peticionit presin që institucionet të marrin parasysh kërkesën e tyre.

SBASHK-u, sipas tyre, kishte arritur marrëveshje me Qeverinë për ndërprerjen e grevës pa biseduar me të gjitha palët.

Greva në arsim kishte zgjatur tri javë për shkak të pakënaqësive me rritjen e pagave.

Ndërkohë, presidenti kishte thënë ditë më parë se do të presë mendimin e Zyrës ligjore për këtë.

Të martën, Zyra e tij shkurt ka thënë për KTV-në se presidenti ende nuk ka vendosur për dekretimin ose jo të Ligjit për paga.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme