I preokupuar me qeverisjen e Ramush Haradinajt është shfaqur paraardhësi i tij, Isa Mustafa.
Në një mbledhje me kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike, kryetari i kësaj partie ka thënë se mbesin të interesuar ta rrëzojnë qeverinë, raporton KTV.
Mustafa, për më tepër, tha se qeveria Haradinaj ka vënë në pikëpyetje raportet BE – Kosovë.
Dialogu, sipas Mustafës, është përgjegjësi e qeverisë dhe se partia e tij do të japë kontributin në Kuvend.
Ish-kryeministri Mustafa, ka thënë se nuk pajtohet me diskursin aktual politik të PDK-së, derisa ka thënë nuk i bie pishman që e bëri Hashim Thaçin president.
Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas Mustafës, ka besimin të ndërmjet 27 e 30 % të qytetarëve të Kosovës.
-
11 janar 2019 20:11
-
Shpërndaje në: