Dokumenti i Qeverisë për marrëveshjen me Serbinë s’garanton njohjen e Kosovës
2
Vazhdon të besojë se themelimi i grupit negociator është i paarsyeshëm. Albin Kurti, planin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, të përgatitur nga Qeveria e Kosovës, e sheh si të gabuar.
Ai thotë se përmes kësaj marrëveshjeje, njohja reciproke kërkohet e fundit e do të duhej të ishte kërkesa e parë, raporton KTV.
Kurti tha se po të lexohet ky dokument, mund të mendohet se është shkruar nga një shtet që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.
Madje, theksoi se me këtë marrëveshje, nuk do të arrihet njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, por do të krijohet më lehtë asociacioni me komuna serbe.
Në fund, Kurti të gjithë dialogun Thaçi – Vuçiq e ka quajtur si “Dimër të vetmisë së madhe”.