Video

Mes emocionesh Merkeli largohet nga CDU-ja, drejtimin e partisë e merr Annegret Kramp-Karrenbauer

2
 

Fjalimi i fundit i kancelares gjermane Angela Merkel, si lidere e partisë së saj, u shoqërua me një duartrokitje prej 11 minutash.

Fjalimi shënon fillimin e daljes së saj graduale nga politika gjermane dhe globale. Merkeli ka udhëhequr Unionin Kristian Demokrat që nga viti 2000 dhe ka qenë kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005.