Shoqëria civile, kundër urgjencës së Qeverisë për miratimin e pakos së ligjeve integruese

14 November 2018 19:11

Nga pështjellimi i krijuar në seancën e jashtëzakonshme por të dështuar të së martës, nuk kanë shpëtuar as anëtarët e Komisionit për Buxhet e Financa.

komision në rend dite ka pasur projektligje, rishikimi i të cilave parashihej me Agjendën për Reforma Evropiane dhe Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, përfshirë atë që për gjykatat solli konfuzion për disa prej deputetëve, raporton KTV.

Projektligji, si i tillë, nuk kishte kosto financiare, por amendamentet e Komisionit për

Legjislacion kishin kosto në mbi 3milionë euro dhe, pasi u votua, deputetja Safete Hadërgjonaj votimin e konsideroi të nxituar.

Përveç këtij projektligji, të tjerat pika të rendit të ditës janë miratuar në shpejtësi, pasi asnjëra nga to nuk kishte kosto financiare shtesë.

Në anën tjetër, kundër qasjes së Qeverisë që me urgjencë t’i procedojë ligjet, pjesë e Pakos së Agjendës për Reforma Evropiane dhe programit kombëtar për zbatimin e MSA-së ka reaguar shoqëria civile.

Në reagimin e përbashkët, organizatat GAP, PIPS dhe GLPS, kanë rikujtuar se Qeveria dhe Kuvendi janë më shumë se 1 vit me vonesë në shumicën e objektivave të Agjendës për Reforma Evropiane.

Në shtyllën e parë, atë për qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, janë plotësuar 62% e veprimeve, 24 % janë plotësuar pjesërisht dhe 14 % mbesin të paplotësuara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme