TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Tech

IShowSpeed ​​​​52 saat uykusuz oynadıktan sonra GTA 6'yı tamamladı.

Hızı Göster

YouTuberi i njohur amerikan, IShowSpeed, e ka përfunduar misionet e GTA 6 në një transmetim të vetëm, i cili zgjati plot 52 orë e 31 minuta. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai nuk ka fjetur.

Darren Watkins Jr., i njohur me emrin IShowSpeed, nisi të luante menjëherë pas publikimit të lojës më 19 nëntor dhe arriti deri në fund në një transmetim të vetëm, pa bërë gjumë, duke u bërë një nga transmetuesit e parë të mëdhenj që e përfundon GTA 6.

Para publikimit të lojës, ai kishte deklaruar se nuk do të luante pa ndërprerje. Plani i tij ishte të luante 10 deri në 12 orë në ditë dhe të flinte jashtë kamerave. Megjithatë, pas 30 orësh lojë, ai pranoi se nuk po arrinte të ndalej. Më vonë tha se nuk ishte me nxitim, por thjesht nuk po largohej nga loja dhe nuk po flinte.

IShowSpeed u përlot gjatë shfaqjes së titrave në fund të lojës dhe ka thënë se GTA VI është loja më e mirë e të gjitha kohërave. 

IShowSpeed ka më shumë se 63 milionë abonentë në YouTube, ndërsa dy transmetimet e tij të para duke luajtur GTA VI kanë grumbulluar së bashku më shumë se 100 milionë shikime.