TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Spor

Rama: Kosova, Akdeniz Oyunlarına ev sahipliği yapma hakkını kaybetme riskiyle karşı karşıya.

Priştine 2030

Kosova rrezikon ta humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030, ka thënë të enjten kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. 

Kosova ende nuk e ka infrastrukturën e gatshme për organizimin e kësaj ngjarjeje, ndërsa po bëhen rinovime në disa stadiume e palestra. 

Në letrën e publikuar nga Rama, të cilën Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) e ka dërguar edhe në adresë të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Komitetit Olimpikë, Ismet Krasniqi, thuhet se ICMG-ja nuk ka marrë përgjigje në një letër që e ka nisur nga 21 shtatori 2026. Sipas letrës, edhe garancia e sigurimit që duhej të përfundonte në janar të vitit 2026 mungon, derisa nuk është paguar as tarifa për muajin qershor 2026.

Në letër, ICMG-ja ka vlerësuar se këto probleme rrezikojnë seriozisht përgatitjen dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030. Në mbledhjen e rregullt më 19 dhjetor, ICMG-ja do ta shqyrtojë mundësinë për thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme për të ardhmen e lojërave.  

“Ajo që kemi paralajmëruar vazhdimisht, sot po konfirmohet zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG). Tash, kur është radha e Qeverisë qendrore dhe Komitetit Organizativ, në krye të të cilit Albin Kurti e ka vendosur vetveten, si asnjë shtet tjetër, Kosova po rrezikon ta humbasë këtë mundësi historike! Sot, ICMG konfirmon mungesën e përgjigjeve institucionale dhe si rrjedhojë më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe do të procedohet me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme që do të vendosë për të ardhmen e Lojërave. Kjo është humbja më e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj!”, ka shkruar në Facebook kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Metnin bir örneği olabilir
Letra e publikuar nga Rama
Metnin bir örneği olabilir
Letra e publikuar nga Rama