TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Spor

Manchester City'nin eski yıldızına 12 ay ertelenmiş hapis cezası verildi.

Raheem Sterling

Raheem Sterling

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Raheem Sterling, është dënuar me 12 muaj burgim me kusht, pasi ka pranuar fajësinë për vozitje të rrezikshme nën ndikimin e oksidit të azotit.

31-vjeçari është paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Magjistraturës në Basingstoke, ku i është ndaluar drejtimi i automjetit për dy vjet dhe është urdhëruar të kryejë 100 orë punë në shërbim të komunitetit.

Rasti lidhet me një incident të ndodhur më 28 maj të këtij viti, kur Sterling po drejtonte një veturë të tipit Lamborghini në në Angli.

Sipas dëshmive të paraqitura në gjykatë, futbollisti ishte parë duke thithur gaz përmes një balone, ndërsa automjeti i tij lëvizte në mënyrë të rrezikshme, duke ndërruar vazhdimisht korsitë dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Pamjet nga kamerat e veturave kanë treguar se Lamborghini kishte kaluar disa herë nga njëra korsi në tjetrën, përpara se të përplasej me një objekt në anë të rrugës. 

Sterling kishte pranuar fajësinë në shtator për vozitje të rrezikshme, posedim të oksidit të azotit për inhalim të paligjshëm dhe refuzim për të dhënë mostër gjaku për analiza.