TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Showbiz

Uluslararası bir araştırmaya göre, gençlerde kanser vakaları hızla artıyor.

CT

Rastet e disa llojeve të kancerit po shtohen me ritme shqetësuese te personat më të rinj në moshë. Ky është përfundimi i një analize të të dhënave nga Anglia, SHBA-ja dhe Holanda, e kryer nga World Cancer Research Fund (WCRF).

Studimi gjeti rritje të ndjeshme të rasteve të kancerit me fillim të hershëm në shtatë lloje kanceri në Angli, pesë në SHBA dhe katër në Holandë, ka shkruar Guardian.

Në Angli, rritja më e madhe u vu re te kanceri i prostatës. Te burrat nën 50 vjeç, rastet u rritën nga 1 në 100 mijë persona në vitin 2001 në 3.6 në 100 mijë në vitin 2023.

Edhe kanceri i zorrës së trashë është rritur ndjeshëm te kjo grupmoshë, nga 3.9 në 8.4 raste për 100 mijë persona gjatë së njëjtës periudhë. Kanceri i mitrës dhe i veshkave gjithashtu u dyfishua.

Rastet e kancerit të gjirit te gratë nën 50 vjeç u rritën nga 42 në 47.5 raste për 100 mijë persona, ndërsa u vunë re rritje edhe te kanceri i pankreasit dhe i mëlçisë.

Ayrıca Obeziteye bağlı kanser vakaları gençlerde artıyor Yaşam Tarzı Obeziteye bağlı kanser vakaları gençlerde artıyor

Rritje edhe në SHBA dhe Holandë

Në SHBA, kanceri i veshkave te personat nën 50 vjeç u rrit nga 2.5 në 5.3 raste për 100 mijë persona midis viteve 2000 dhe 2023.

Kanceri i zorrës së trashë, i mitrës dhe i pankreasit u rritën me më shumë se 50 për qind, ndërsa kanceri i gjirit u rrit me rreth 20 për qind.

Në Holandë, studiuesit konstatuan rritje të ndjeshme të kancerit të zorrës së trashë, veshkave, mëlçisë dhe qafës së mitrës te personat nën 50 vjeç.

Në të kundërt, rastet e kancerit të mushkërive te të rinjtë ranë në të tre vendet, një prirje që lidhet me uljen e duhanpirjes.

Çka po e shkakton këtë rritje?

Ekspertët thonë se nuk ka ende një shpjegim të vetëm. Ndër faktorët që mund të ndikojnë janë mbipesha dhe obeziteti, ushqyerja jo e shëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, konsumimi i alkoolit, duhanpirja dhe ekspozimi ndaj ndotësve dhe substancave të dëmshme në mjedis.

Megjithatë, rritja e rasteve mund të lidhet pjesërisht edhe me faktin se njerëzit janë më të ndërgjegjshëm për simptomat e kancerit dhe kërkojnë më herët ndihmë mjekësore.

Sipas WCRF, rreth 40 për qind e rasteve të kancerit lidhen me faktorë të modifikueshëm të rrezikut, pra faktorë ndaj të cilëve mund të ndërhyhet përmes mënyrës së jetesës dhe parandalimit.

Ayrıca Eski tümör örneklerinden elde edilecek veriler, gençlerde artan kanser vakalarının nedenini ortaya çıkaracak. Yaşam Tarzı Eski tümör örneklerinden elde edilecek veriler, gençlerde artan kanser vakalarının nedenini ortaya çıkaracak.

“Edhe pse nuk e kuptojmë plotësisht pse po shfaqen më shumë raste kanceri te personat nën 50 vjeç, ka shumë gjasa që faktorë të tillë si mbipesha dhe obeziteti, ushqyerja, konsumimi i alkoolit dhe duhanpirja të luajnë një rol”, ka thënë doktoresha Vanessa Gordon-Dseagu, nga WCRF.

Ajo ka shtuar se ndërgjegjësimi më i madh për simptomat e kancerit po bën që njerëzit të kërkojnë më shpejt ndihmë mjekësore.

Mark Lawler, profesor i gjenomikës së kancerit në Queen’s University Belfast, e cilësoi situatën si “bombë e kurdisur”

“Një bombë e kurdisur që duhet ta çaktivizojmë sa më shpejt. Përndryshe, numrat padyshim që do të vazhdojnë të rriten”, ka thënë ai.

Sipas tij, trendi është shqetësues sidomos pasi faktorët e lidhur me mënyrën e jetesës po kontribuojnë në mijëra vdekje.

Doktoresha Giota Mitrou, drejtoreshë ekzekutive për kërkimin dhe politikat në WCRF, ka thënë se prirja është “shqetësuese”.

“Pas çdo shifre qëndron një person që po përballet me kancerin më herët nga sa do ta prisnin ai, familja e tij dhe shpesh edhe mjeku. Edhe pse kanceri mbetet shumë më i zakonshëm te të moshuarit, këto ndryshime te brezat e rinj duhet të trajtohen si një prioritet serioz për kërkimin dhe parandalimin e kancerit”, ka thënë Mitrou.

Studiuesit theksojnë se rritja e diagnostikimeve të hershme nuk mund të shpjegohet vetëm me zbulimin më të mirë të sëmundjes. Për këtë arsye, nevojiten më shumë kërkime.

King’s College London ka nisur një studim të ri me 250 mijë persona, të financuar nga Cancer Research UK, për të kuptuar pse numri i rasteve të kancerit të zorrës së trashë po rritet te të rinjtë.

Ayrıca Alkol tüketimi, 55 yaş altı yetişkinlerde kanser kaynaklı ölümlerin artmasıyla ilişkilendirildi. Yaşam Tarzı Alkol tüketimi, 55 yaş altı yetişkinlerde kanser kaynaklı ölümlerin artmasıyla ilişkilendirildi.

Qëllimi është të përcaktohet se sa ndikojnë ndryshimet në mënyrën e jetesës dhe faktorët e rrezikut, krahas diagnostikimit më të hershëm.

Ekspertët theksojnë se kanceri te personat nën 50 vjeç mbetet relativisht i rrallë, por rritja e rasteve është një sinjal që kërkon më shumë vëmendje ndaj parandalimit, stilit të jetesës dhe diagnostikimit të hershëm.