Miley Cyrus është martuar me partnerin e saj prej katër vjetësh, Maxx Morando, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Palm Springs të Kalifornisë.
Fotografitë nga dasma, e mbajtur të shtunën, tregojnë se ceremonia u zhvillua pranë një pishine, ku çifti qëndronte nën një hark të zbukuruar me lule të bardha.
Në ceremoni morën pjesë nëna e këngëtares, Tish Cyrus, dhe motra e saj, Noah Cyrus, raporton revista Entertainment Tonight.
Cyrus, fituese e çmimit Grammy, e cila kishte veshur një fustan të bardhë për dasmën, ka konfirmuar fejesën me bateristin 28-vjeçar gjatë një interviste për emisionin televiziv amerikan Good Morning America, vitin e kaluar.
“Është e vështirë që unë të suprizohem, sepse më pëlqen të kontrolloj çdo situatë. Por këtë herë isha dorëzuar plotësisht dhe ju them se u surprizova jashtëzakonisht shumë”, k thënë ajo.
Ndërkaq, në një intervistë për revistën Wonderland, Morando ka thënë se “i ishte dashur të ishte shumë i kujdesshëm” për t'i mbajtur të fshehta planet e propozimit.
“Fillimisht shkuam në Tokio për disa ditë dhe më pas vazhduam drejt Kiotos. Mendoj se ajo kishte një parandjenjë se propozimi do të ndodhte, ndaj prita deri në momentin e fundit të ditës së fundit, për ta larguar sa më shumë nga dyshimet”, ka thënë ai.
Cyrus, 33 vjeçe, më parë ishte e martuar me aktorin australian Liam Hemsëorth, por çifti është ndarë në vitin 2019.
Këngëtarja, e njohur për hitet e saj si Floëers dhe Party in the U.S.A., ishte martuar me aktorin e filmit The Hunger Games, Hemsëorth, në vitin 2018, pasi kishin qenë në një lidhje për një dekadë.
Në një intervistë për revistën British Vogue në vitin 2023, Cyrus ka treguar se ishte njohur me Morandon, 28 vjeç, pasi dikush ua kishte organizuar një takim pa u njohur më parë.
Morando është baterist i grupit muzikor Liily, me bazë në Los Anxhelos. Grupi mori pjesë në spektaklin televiziv Miley's New Year's Eve Party të NBC-së në vitin 2022, të organizuar nga Cyrus, së bashku me muzikantë të tjerë, përfshirë nënën e saj shpirtërore tashmë të ndjerë, Dolly Parton, dhe David Byrne.