TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Showbiz

Margot Robbie yeni bir filmle geri dönüyor.

Margot Robbie

Margot Robbie

Fotoğraf: Associated Press

Aktorja australiane Margot Robbie do të jetë protagonistja e filmit të ri “The Week of Pain”, një projekt i studios “A24”, i cili do të shkruhet dhe drejtohet nga Kristoffer Borgli, i njohur për filmat “The Drama” dhe “Dream Scenario”.

Göre Hollywood Reporter, “A24” do të financojë dhe prodhojë filmin, në bashkëpunim me Square Peg, Dilemma Films dhe kompaninë e produksionit të Robbies, “LuckyChap”. Detajet e ngjarjes së filmit ende nuk janë bërë publike.

Robbie, e cila është kthyer në një nga aktoret më të kërkuara të Hollywoodit, ka treguar se gjatë realizimit të filmave mendon gjithmonë për publikun dhe jo për kritikat.

“Gjithmonë e kam parasysh publikun. Nuk kam qenë kurrë në sheshxhirim duke menduar se çka do të thonë kritikët. Përkundrazi, mendoj: Çka do të ndiejë publiku në këtë moment? Cili do të jetë reagimi i tij emocional?”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se filmat duhet të realizohen për njerëzit që blejnë bileta për t’i parë.

“Besoj se filmat duhet të bëhen për njerëzit që do të blejnë bileta për t'i parë. Është kaq e thjeshtë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse aktorja do të rikthehet në rolin e Harley Quinn. Robbie e ka interpretuar personazhin në filmin “Suicide Squad” (2016) dhe “Birds of Prey” (2020).

Regjisori dhe drejtuesi i “DC Studios”, James Gunn, ka shprehur pasiguri për të ardhmen e këtij personazhi në filmat e rinj të universit “DC”

“E adhuroj Margot si Harley Quinn. Nuk e di nëse ajo dëshiron ta luajë sërish këtë personazh. Ndoshta e ka mbyllur atë kapitull”, ka thënë ai.