TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
bölge

Vučić'i mağlup eden Öğrenci Listesi'nin liderleri kimlerdir?

Srdanoviq, lideri i Listës së Studentëve, duke festuar pas fitores në zgjedhjet e 25 tetorit

Srdanoviq, lideri i Listës së Studentëve, duke festuar pas fitores në zgjedhjet e 25 tetorit

Fotoğraf: Associated Press

Kardiologu Ilija Srdanoviq, akademiku Radomir Saiçiq, ish-qeveritari Dejan Shoshkiq dhe sociologu Jovo Bakiq janë ndër figurat kryesore të Listës së Studentëve, që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe e rrëzuan nga pushteti Aleksandar Vuçiqin.

“Lista e Studentëve” fitoi 52 për qind të votave. Zyrtarisht lëvizja e studentëve nuk ka lider të caktuar. Saiçiq pati thënë për RTS-në se kandidatët janë zgjedhur nga studentët. Lista me 250 emra përfshin doktorë, profesorë, artistë, atletë e aktivistë. Gjithsesi, disa u veçuan gjatë fushatës. 

Ilija Srdanoviq i ka prirë listës. Ai është kardiolog nga Novi Sadi. Srdanoviq është profesor në Universitetin e Novi Sadit. Në nëntor 2024, kur në këtë qytet një strehë e stacionit të autobusëve ra dhe mori jetën e 16 njerëzve, ai mori vëmendjen me fjalimet para Fakultetit të Mjekësisë. Më pas mori pjesë vazhdimisht në protesta dhe tubime. Ka qenë pjesë e rrjetit për lirinë e universiteteve. Kur u bë lider i listës, Vuçiqi e ftoi në debat, por Srdanoviq refuzoi. Gjatë kampanjës, shpesh ka qenë cak i mediave propushtet. Në fushatë ka thënë se qëllimi është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në një intervistë dhënë muajin e kaluar për BBC-në, Srdanoviq ka thënë se qëndrimi i këtij subjekti për Kosovën përcaktohet me Kushtetutën e Serbisë. “Qëndrimi i Listës Studentore ndaj Kosovës është përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Serbisë, se Kosova dhe Metohija janë pjesë integrale e vendit tonë”, pati thënë Srdanoviq.

akademisyen Radomir Saiçiq ka doktoruar për Kimi. Ai ka përfunduar studimet në Francë ndërsa është profesor që prej 2002-s. Ka qenë një prej 14 nënshkruesve të nismës për listën e studentëve. Ka qenë një prej zërave më të fuqishëm në fushatë, ndërsa qe numri 91 në listë. Në natën e zgjedhjeve ai pati thënë se në Serbi u arrit fitore “mbi frikën”. Në fushatë, pati thënë se “Rusia po bën më shumë se Serbia për mbrojtjen e territorit të saj” duke iu referuar Kosovës.

Dejan Shoshkiq është profesor në Fakultetin e Ekonomisë në Beograd. Ka qenë udhëheqës i Bankës Qendrore të Serbisë. U zgjodh në këtë detyrë me propozim të ish-presidentit Boris Tadiq, ndërsa u dorëhoq dy vjet më pas, pas ndryshimeve në Ligjin për Bankën Qendrore. Për vite të tëra ka thënë se nuk ka ambicie politike. Ka qenë numri 27 në listë. Në një intervistë së fundmi për “Vreme”, pati thënë se Qeveria do të bëjë ligjin e lustracionit dhe do të hetojë pasurinë. Gjatë fushatës u sulmua nga ministri i deritashëm i Financave, Sinisha Mali, që e kritikoi për lëvizjet e dinarit kur qe guvernator. Është zotuar për reformat në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ka dalë haptas kundër sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

Sosyolog Jovo Bakic është profesor në Beograd. Për vite të tëra ka qenë një prej zërave më kritikë ndaj Vuçiqit. Është marrë edhe në pyetje nga Policia për deklarata të tij. Ka qenë numri 76 në listë. Në një deklaratë të fundit ka dalë pro ruajtjes së raporteve me Rusinë duke thënë se është partner historik e në shumë raste edhe mbrojtëse.

Dejan Bodiroga, ish-yll i basketbollit, aktualisht është president i Euroligës së Basketbollit, me seli në Spanjë. Mediat serbe e kanë cilësuar 53-vjeçarin si “emrin më të njohur” të listës, ndonëse qëndrimet e tij politike mbeten të paqarta. Ai e ka dënuar trajtimin e protestuesve studentë nga qeveria dhe paraqitjen e tyre si “terroristë”. Gjatë tubimeve protestuese, ai u ka bërë thirrje protestuesve të “luftojnë për liri, për dinjitet, për një shoqëri ku nuk do të ketë urrejtje apo përçarje, por respekt të ndërsjellë, drejtësi dhe solidaritet”.

Estela Radonjiq Zhivkov është eksperte e trashëgimisë kulturore, e cila u bë një nga figurat kryesore të skandalit që shpërtheu lidhur me planet për ndërtimin e një hoteli me markën Trump në vendin ku ndodhet ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, e dëmtuar nga bombardimet e NATO-s. Si zëvendësdrejtoreshë e Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Serbi, Zhivkov e akuzoi qeverinë se kishte shkelur ligjin për trashëgiminë kulturore për t’i hapur rrugë projektit. Më pas, ajo u shkarkua nga posti i zëvendësdrejtoreshës. Ajo ka thënë se përparësia e saj në një qeveri të Listës Studentore do të jetë “rikthimi i pavarësisë dhe integritetit profesional në institucionet e mbrojtjes së trashëgimisë”, si dhe garantimi që ekspertët të mund të marrin vendime “vetëm në bazë të ligjit dhe rregullave të profesionit, pa presione politike dhe ekonomike”.

Mühendislik Zoran Gjajic qe ndër të parët që fajësoi publikisht korrupsionin për shembjen vdekjeprurëse të strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad. Gjatë angazhimit të tij në këtë objekt si konsulent për punimet me gur — që përfundoi më 2023 — ai fotografoi dhe raportoi atë që e konsideronte cilësi të dobët të punimeve, që përbënte rrezik. Gjajiq, 71 vjeç, ka shprehur kritika të ashpra ndaj ish-udhëheqësit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai u arrestua në prill të vitit 2025, pasi u bëri thirrje njerëzve të votonin për dënimin me vdekje të presidentit të atëhershëm. Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhje, ai u zotua se Vuçiq do të përballej me akuza për tradhti të lartë dhe shkroi se “po vjen koha e së vërtetës dhe e drejtësisë!”.

Tihomir Staniq është aktor i lindur në territorin e Bosnje e Hercegovinës së sotme, i cili ka luajtur në më shumë se 130 prodhime filmike dhe televizive. Në tetor të vitit 2025, aktori 65-vjeçar dha dorëheqje nga Akademia e Arteve në Beograd, bashkë me disa kolegë, për shkak të asaj që e përshkruan si “shkelje të rëndë të praktikës dhe integritetit akademik, që kulmoi me kërcënime ndaj studentëve”. Aktori veteran ka kërkuar largimin e ndikimit politik nga institucionet kulturore të Serbisë dhe ka thënë se qeveria e Vuçiqit “filloi të përcaktonte se kush do ta drejtonte teatrin, si do të funksiononte ai, kush do të punonte e kush jo, kujt do t’i jepej një mundësi dhe kush do të ndëshkohej”. / KLIX & REL