TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
askeri

Judocular Zagreb'de madalya hedefliyor, takıma yeni bir isim katıldı.

Akil Yakova

Prej të premtes deri të dielën në Zagreb të Kroacisë mbahet gara Grand Prix e xhudos. Kosova në këtë garë të rëndësishme paraqitet me gjashtë xhudistë.

Te xhudistet garojnë Erza Muminoviq në kategorinë deri 48 kilogramë, Fatjona Kasapi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Akil Gjakova e Dardan Cena garojnë në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa në kategorinë deri 81 kilogramë për Kosovën paraqitet Luke Davies. Anglezi Davies në fakt debuton për Kosovën. 

21-vjeçari ka prezantuar Britaninë e Madhe deri më tani, ndërsa ka karrierë solide. Ai ka shprehur dëshirë për të rritur performancën sportive duke u bashkuar me ekipin e Kosovës në xhudo. Dhe gara në Zagreb do të jetë një test i mirë për të.

Për xhudistët kosovarë në fakt secila garë tashmë ka rëndësi të madhe. Ka filluar periudha kualifikuese për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028” dhe secila fitore ka peshë sa i takon grumbullimit të pikëve.

Akil Gjakova e kërkon paraqitjen e tretë në Lojëra Olimpike, ndërsa paraqitjen e parë në skenën më të madhe e synojnë Cena, Muminoviq, Kasapi e Loxha. Sigurimi i normës olimpike konfirmon nivelin superior të xhudistëve por edhe gjithë sportistëve të tjerë.

Jo rrallë numri i normave olimpike merret për bazë për të caktuar nivelin e sportit të një vendi. Kosova i ka pesë medalje olimpike, të gjitha në xhudo. Tri prej tyre janë të arta.

E arta në Grand Prix siguron 700 pikë në ranglistën botërore. Kosova në Zagreb do të jetë pa dy xhudistet më të mira, Distria Krasniqi e Laura Fazliu. Krasniqi është duke sanuar një lëndim, ndërsa për Fazliun është vendosur që të pushojë. Në kryeqendrën kroate garojnë 488 xhudistë nga 68 vende të ndryshme.

Gjakova ka fituar të artën në Grand Prix të Zagrebit në vitin 2018. Ndërkohë Flaka Loxha fitoi të bronztë në vitin 2024. Të tjerët e kërkojnë medaljen e parë në këtë nivel.