TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Yaşam Tarzı

Fiziksel cezadan duygusal desteğe kadar, ebeveynlik nesiller boyunca nasıl değişiyor?

prinderi,\n

Një studim i ri me 2.200 prindër amerikanë, të cilët kanë fëmijë nga mosha një deri në pesë vjeç, ka zbuluar një ndryshim të madh ndërmjet gjeneratave në mënyrën e rritjes dhe edukimit të fëmijëve. Prindërit e sotëm po tregojnë më shumë dashuri, po i kushtojnë rëndësi shëndetit mendor dhe po largohen nga metodat e ashpra të disiplinimit që kanë përjetuar gjatë fëmijërisë së tyre.

Hulumtimi, i realizuar nga organizata bamirëse “Zero to Three”, ka treguar se 56 për qind e prindërve që kanë përjetuar ndëshkim fizik gjatë fëmijërisë kanë vendosur të mos përdorin të njëjtën metodë me fëmijët e tyre. Po ashtu, vetëm 23 për qind e të anketuarve besojnë se është e pranueshme që fëmijët të kenë frikë nga prindërit, për sa kohë që sillen mirë. Në vitin 2015, kjo përqindje ishte 30.

Rebecca Parlakian, zyrtare e lartë e programeve në organizatën “Zero to Three”, tha se rezultatet tregojnë se prindërit po e kuptojnë gjithnjë e më shumë rolin e tyre si edukues, udhërrëfyes dhe burim i dashurisë e mbështetjes së pakushtëzuar për fëmijët. Sipas saj, dashuria dhe afërsia emocionale po zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në familje. Rreth 61 për qind e prindërve deklaruan se u thonë fëmijëve të tyre “të dua” më shpesh sesa prindërit e tyre ua thoshin atyre,  shkruan Female First.

Studimi tregon gjithashtu se prindërit po i inkurajojnë fëmijët të shprehin emocionet e vështira, në vend që t'i ndëshkojnë kur zemërohen apo shqetësohen. Ndërkohë, është rritur edhe besimi i prindërve në aftësitë e tyre për të rritur fëmijët. Vetëm 56 për qind e të anketuarve e konsiderojnë prindërimin sfidën e tyre më të madhe, krahasuar me 73 për qind në vitin 2015. Megjithatë, 85 për qind thanë se janë krenarë për prindërit që janë bërë, ndonëse 53 për qind pranuan se dëshirojnë të bëjnë edhe më mirë.

Pavarësisht këtyre ndryshimeve pozitive, vështirësitë financiare vazhdojnë të jenë shqetësim i madh. Rreth një e treta e prindërve kanë vështirësi në përballimin e shpenzimeve bazë, përfshirë ushqimin dhe banimin. Edhe teknologjia po sjell sfida të reja: pothuajse një në pesë prindër pranoi se ka përdorur inteligjencën artificiale për të marrë këshilla rreth kujdesit dhe edukimit të fëmijëve, por vetëm një e treta e tyre kanë besim në informacionet e ofruara nga këto sisteme. Megjithatë, nënat mbeten burimi kryesor i këshillave për prindërimin, pasi 49 për qind e të anketuarve thanë se u drejtohen atyre.

Parlakian vlerësoi se këto rezultate pasqyrojnë një ndryshim të rëndësishëm në pritshmëritë ndaj prindërve, të cilët po largohen nga ideja e të qenit prindër të përsosur dhe po përqendrohen më shumë te prania dhe përkushtimi ndaj fëmijëve. “Ata po bëjnë kalimin nga të qenit prindër të përsosur drejt të qenit prindër të pranishëm”, u shpreh ajo.