TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Kültür

Hukuk reformunun üzerinden üç yıl geçtikten sonra, sıra Bağımsız Kültür Ortamı Konseyi'nde.

Hukuk reformunun üzerinden üç yıl geçtikten sonra, sıra Bağımsız Kültür Ortamı Konseyi'nde.

Sipas thirrjes, kandidatët për anëtarë të Këshillit duhet t'i plotësojnë disa kritere. “Të kenë së paku pesë (5) vjet përvojë profesionale në fushën e artit, kulturës, menaxhimit kulturor; Të paraqesin një CV dhe/ose portofol të krijimtarisë së tyre; Të kenë integritet profesional dhe reputacion të dëshmuar në fushën përkatëse; Të kenë njohuri për politikat kulturore dhe funksionimin e skenës së pavarur kulturore”, shkruhet në thirrje

Ligji për artin dhe kulturën, i cili është në fuqi prej janarit të vitit 2024, ende nuk është duke u zbatuar plotësisht. Kjo vlen edhe për Këshillin e Skenës së Pavarur Kulturore. Në fund të këtij muaji, Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen për nominimin e dy anëtarëve të këtij organi. Pesë do të jenë gjithsej. Tre emërohen drejtpërdrejt nga ministrja, ndërsa dy të tjerët, që po ashtu i zgjedh ministrja, vijnë nga lista e të nominuarve nga vetë skena e pavarur kulturore. Kjo thirrje vjen në kohën kur ajo që njihet si skenë e pavarur është goditur në bosht nga Ministria e Kulturës

Janë dashur gati tre vjet që Ministria e Kulturës të vihet në kërkim të anëtarëve të Këshillit të Skenës së Pavarur Kulturore. Ligji për artin dhe kulturën, i cili është në fuqi prej janarit të vitit 2024, ende nuk është duke u zbatuar plotësisht. Kjo vlen edhe për Këshillin e Skenës së Pavarur Kulturore. Në fund të këtij muaji, Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen për nominimin e dy anëtarëve të këtij organi. Pesë do të jenë gjithsej. Tre emërohen drejtpërdrejt nga ministrja, ndërsa dy të tjerët, që po ashtu i zgjedh ministrja, vijnë nga lista e të nominuarve nga vetë skena e pavarur kulturore. Kjo thirrje vjen në kohën kur ajo që njihet si skenë e pavarur është goditur në bosht nga Ministria e Kulturës, e cila, nëpërmjet thirrjes së sivjetme, organizatat dhe individët nuk i ka përkrahur me më pak se një milion euro.

Thirrja për nominimin e dy anëtarëve është hapur më 26 tetor. Bëhet fjalë për organin këshillëdhënës që emërohet nga ministri i Kulturës, me mandat pesëvjeçar. Sipas Rregullores, e cila ka hyrë në fuqi këtë vit, ky Këshill harton politikën dhe strategjinë afatgjatë të zhvillimit të skenës së pavarur kulturore përmes mbështetjes publike financiare. Në bazë të analizave të sektorëve të artit dhe kulturës, i rekomandon Ministrisë orientimin e mbështetjes publike financiare për skenën e pavarur kulturore. Po ashtu, në baza të rregullta propozon prioritetet, kriteret dhe modalitetet e skemave mbështetëse të Ministrisë për skenën e pavarur kulturore, si dhe miraton shumat e mbështetjes financiare për organizatat dhe individët e kësaj skene, bazuar në thirrjet publike që hapen gjatë vitit. Sipas Rregullores, Këshilli monitoron rezultatet e mbështetjes publike financiare dhe, mbi bazën e tyre, nxjerr rekomandime për financimet e ardhshme. Rregullorja përcakton se Këshilli përbëhet nga dy përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe një anëtar i jashtëm nga fusha e artit dhe kulturës, i emëruar nga ministri, si dhe dy përfaqësues të skenës së pavarur kulturore, të përzgjedhur përmes thirrjes publike.

“Të drejtë nominimi kanë individët dhe përfaqësuesit e organizatave të skenës së pavarur kulturore, të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë thirrje publike. Një (1) organizatë ose një (1) individ ka të drejtë të nominojë vetëm një (1) person për anëtar të Këshillit”, shkruhet në thirrjen publike.

Sipas thirrjes, kandidatët për anëtarë të Këshillit duhet t'i plotësojnë disa kritere.

“Të kenë së paku pesë (5) vjet përvojë profesionale në fushën e artit, kulturës, menaxhimit kulturor; Të paraqesin një CV dhe/ose portofol të krijimtarisë së tyre; Të kenë integritet profesional dhe reputacion të dëshmuar në fushën përkatëse; Të kenë njohuri për politikat kulturore dhe funksionimin e skenës së pavarur kulturore; Të mos gjenden në gjendje të vazhdueshme të konfliktit të interesit, në përputhje me legjislacionin përkatës”, shkruhet në thirrje. Aty bëhet e ditur se vlerësimi i nominimeve bëhet nga një komision vlerësues i emëruar nga ministri, i cili shqyrton dokumentacionin e paraqitur në bazë të kritereve të përcaktuara në thirrje.

“Komisioni vlerësues harton listën e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret dhe ia dorëzon ministrit. Nga lista e propozuar, ministri përzgjedh dy (2) anëtarë përfaqësues të skenës së pavarur kulturore si anëtarë të Këshillit”, shkruhet në thirrje. Në thirrje, ku afati për nominim është 21 ditë, përcaktohet se propozuesit duhet të përfshijnë në dosje edhe biografinë e kandidatit, dëshmi të arritjeve akademike dhe profesionale, letër mbështetëse nga organi nominues, ku specifikohet profili për të cilin nominohet personi, si dhe deklaratën e kandidatit për pranimin e nominimit.

“Nominimi duhet të firmoset nga nominuesi. Kandidatët e nominuar duhet të deklarojnë çdo rrethanë që mund të përbëjë konflikt interesi në ushtrimin e funksionit të anëtarit të Këshillit”, shkruhet në thirrje.

Profesoresha universitare dhe drejtoresha menaxhuese e festivalit “Chopin Piano Fest”, Besa Luzha, ka thënë se duke qenë se Këshilli është konceptuar si mekanizëm i Ministrisë së Kulturës për skenën e pavarur kulturore, është e kuptueshme që Ministria të ketë përfaqësim dhe përgjegjësi në funksionimin e tij. 

“Megjithatë, që një mekanizëm i tillë të jetë efektiv, nuk mjafton vetëm përfaqësimi formal i skenës së pavarur. Duhet të sigurohet që përfaqësuesit e saj të kenë mundësi reale të ndikojnë në përcaktimin e prioriteteve, kritereve dhe vendimeve që prekin drejtpërdrejt këtë sektor. Për mua, çështja thelbësore nuk është vetëm raporti numerik i anëtarëve, por mënyra e përzgjedhjes, pavarësia profesionale, transparenca e vendimmarrjes dhe mekanizmat për shmangien e konfliktit të interesit”, ka thënë ajo. Një mekanizëm i Ministrisë për skenën e pavarur, sipas Luzhës, duhet të garantojë një partneritet të mirëfilltë ndërmjet institucioneve dhe komunitetit kulturor, duke ruajtur njëkohësisht përgjegjësinë publike dhe autonominë artistike të sektorit. 

“Shpresoj se këto kritere do të respektohen për përzgjedhjen e përfaqësuesve kredibilë në këtë Këshill”, ka thënë ajo. 

Rregullorja për funksionimin e Këshillit të Skenës së Pavarur Kulturore përcakton se Këshilli ka për detyrë të mbajë mbledhje të rregullta së paku një herë në muaj.

“Këshilli i Skenës së Pavarur Kulturore harton raporte vjetore mbi veprimtarinë e tij, përdorimin e fondeve publike dhe rezultatet e mbështetjes financiare, analizën e veprimtarisë së skenës së pavarur, analizën e performancës së projekteve të mbështetura, rekomandimet për prioritetet, skemat mbështetëse dhe orientimet financiare për vitin vijues, dhe konkluzione me rekomandime për plotësime/ndryshime të politikave publike që prekin skenën e pavarur kulturore”, shkruhet në Rregullore. Po sipas këtij dokumenti, raporti miratohet nga Këshilli dhe i dërgohet ministrit për shqyrtim dhe përfshirje në strategjinë e përgjithshme të zhvillimit kulturor. MKRS-ja do të jetë e detyruar ta përkrahë Këshillin me sekretariat.

“Kompensimi i anëtarëve të Këshillit bëhet çdo dy muaj kalendarikë në vlerën e një page. Kompensimi është i barasvlershëm me vlerën e koeficientit të pagës së zyrtarit kryesor administrativ, të përcaktuar me legjislacionin në fuqi”, shkruhet në Rregullore.

Në shkurt, kur Rregullorja ishte në konsultim publik, dramaturgu dhe udhëheqësi i qendrës “Multimedia”, Jeton Neziraj, kishte thënë se kishte përshtypjen që përbërja e Këshillit nuk ishte menduar mirë.

“Them se një përfaqësues i MKRS-së në Këshill do të mjaftonte, për t'ia lëshuar ndoshta vendin një përfaqësuesi të jashtëm, por që jo domosdo vjen nga skena e pavarur kulturore. Pra, do të mund të ishte dikush që ka eksperiencë në ndërmarrësi ose në shoqëri civile e profile të ngjashme”, kishte thënë ai.

Ligji për artin dhe kulturën e obligon shtetin të ndërmarrë një sërë reformash. Ky ligj, i cili kishte polarizuar edhe komunitetin kulturor, përcakton se, dy vjet pas miratimit, Baleti Kombëtar i Kosovës, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” dhe Opera e Kosovës do të bashkoheshin në një institucion të vetëm, nën emrin Opera, Baleti dhe Ansambli Kombëtar. Kjo nuk është bërë ende. Por, ndryshe nga institucionet e tjera kombëtare të kulturës, njësitë e Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të kenë edhe udhëheqës artistikë. Ndërkaq, në institucionet e tjera, kjo pozitë do të shuhet me përfundimin e mandateve të udhëheqësve artistikë që ishin në detyrë kur u miratua Ligji. Bashkë me këtë pozitë, nuk do të ketë më as këshilla drejtuese në institucione. Ato do të zëvendësohen me këshilla artistike, të cilat do të kenë rol këshillëdhënës dhe jo vendimmarrës. Ndërkaq, rolin e këshillave aktuale drejtuese do ta ushtrojë deri diku Këshilli Kombëtar i Arteve, i cili është emëruar në korrik të këtij viti.