TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Kültür

"Bir Daha Asla!": Holokost Anma Törenleri Baskı Altında

Holokost Anma Töreni

Kritikët e kanë cilësuar përkujtimin e së kaluarës si “kult të fajit”. Me rritjen e popullizmit të djathtë dhe përhapjen gjithnjë e më të madhe të revizionizmit historik, Jens-Christian Wagner, drejtor i Fondacionit të Memorialeve në Buchenwald dhe Mittelbau-Dora shpreh shqetësimin se si do t’i kujtojë Gjermania viktimat e vrara nga regjimi nazist. Ai është gjithashtu i shqetësuar për të ardhmen e demokracisë. Ndërkohë, së shpejti nuk do të ketë më të mbijetuar të Holokaustit që të dëshmojnë të vërtetën për atë që ka ndodhur. Një ekspozitë e re i qaset drejtpërdrejt këtij shqetësimi përmes një numri të madh veprash arti dhe artefaktesh historike

Kritikët e kanë cilësuar përkujtimin e së kaluarës si “kult të fajit”. Me rritjen e popullizmit të djathtë dhe përhapjen gjithnjë e më të madhe të revizionizmit historik, Jens-Christian Wagner, drejtor i Fondacionit të Memorialeve në Buchenwald dhe Mittelbau-Dora shpreh shqetësimin se si do t’i kujtojë Gjermania viktimat e vrara nga regjimi nazist. Ai është gjithashtu i shqetësuar për të ardhmen e demokracisë. Ndërkohë, së shpejti nuk do të ketë më të mbijetuar të Holokaustit që të dëshmojnë të vërtetën për atë që ka ndodhur. Një ekspozitë e re i qaset drejtpërdrejt këtij shqetësimi përmes një numri të madh veprash arti dhe artefaktesh historike

Të rinjtë pozojnë brenda furrës së krematoriumit në Memorialin e Kampit të Përqendrimit në Buchenwald, duke qeshur, ndërsa bëjnë përshëndetjen naziste dhe fotografojnë njëri-tjetrin. 

“Në njëfarë kuptimi, për ata këto janë trofe që i publikojnë në rrjetet sociale, për t’u mburrur se kanë shkelur tabunë më të madhe”, thotë Jens-Christian Wagner, drejtor i Fondacionit të Memorialeve në Buchenwald dhe Mittelbau-Dora.

“Incidente të tilla janë bërë më të shpeshta në vitet e fundit. Kemi parë të prera edhe pemë përkujtimore, të mbjella në nderim të viktimave të kampeve të përqendrimit. Kur ndodh diçka e tillë – dhe kjo ndodh rregullisht – e konsideroj veçanërisht të neveritshme, sepse, në fund të fundit, këta njerëz vriten për herë të dytë”, shton Wagner.

Wagner është pjesë e ekipit kuratorial të ekspozitës “Kurrë më! Kundër harresës së krimeve të regjimit nazist”, e cila mbahet në “Bundeskunsthalle” të Bonnit, përkatësisht në Sallën e Artit dhe Ekspozitave të Republikës Federale të Gjermanisë. Wagner ka thotë se përkujtimi i Holokaustit është nën presion dhe po bëhet objekt i sulmeve gjithnjë e më të ashpra.

Kritikët e kanë cilësuar përkujtimin e së kaluarës si “kult të fajit”. Me rritjen e popullizmit të djathtë dhe përhapjen gjithnjë e më të madhe të revizionizmit historik, Wagner shpreh shqetësimin se si do t’i kujtojë Gjermania viktimat e vrara nga regjimi nazist. Ai është gjithashtu i shqetësuar për të ardhmen e demokracisë. Ndërkohë, së shpejti nuk do të ketë më të mbijetuar të Holokaustit që të dëshmojnë të vërtetën për atë që ka ndodhur.

Kjo ekspozitë e re i qaset drejtpërdrejt këtij shqetësimi, përmes një numri të madh veprash arti dhe artefaktesh historike.

“Shpresoj që ndoshta edhe disa njerëz, të cilët ende nuk e konsiderojnë të rëndësishme përballjen me krimet naziste, ta gjejnë rrugën drejt ekspozitës”, thotë Wagner. Edhe vendet përkujtimore tërheqin vizitorë që nuk janë domosdoshmërisht të bindur për rëndësinë e përballjes me këto pjesë të historisë. Shumë prej tyre janë nxënës.

“Le të mos e gënjejmë veten: kur një mësimdhënës thotë: ‘Do të shkojmë atje’, kjo është gjithmonë një vizitë e detyrueshme”, thotë ai. 

Për të rinjtë e sotëm, epoka naziste duket si një e kaluar e largët, shpjegon Wagner. 

“Kur u kërkon të kujtojnë diçka që as gjyshërit e tyre nuk e kanë përjetuar, është e natyrshme që kjo t’u duket si një barrë emocionale. Ata praktikisht mund ta shohin gishtin që u drejtohet qortueshëm dhe kjo nuk i nxit aspak të mësojnë”.

Një ligjëratë dyorëshe nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh nëse nxënësit as nuk janë duke dëgjuar. Në vend të kësaj, Buchenwald organizon programe që zgjasin një ditë të plotë, duke u mundësuar nxënësve të hulumtojnë së bashku burimet historike dhe ta kuptojnë vetë historinë.

Hapi i radhës, thotë Wagner, është t’u tregohet të rinjve se kjo periudhë e historisë nuk është një kapitull i mbyllur. Vizitorët nxiten të krijojnë lidhje ndërmjet së kaluarës dhe ngjarjeve aktuale, siç është, për shembull, migrimi.

“Për një kohë të gjatë, migrimi është diskutuar pothuajse ekskluzivisht në kuadër të kërcënimeve ndaj sigurisë publike dhe kriminalitetit. Kjo margjinalizon gjerësisht grupe të caktuara, një mekanizëm që ka funksionuar edhe në kohën e nacionalsocializmit”, thotë ai.

Eva Umlauf, 83-vjeçare, e di nga përvoja se çfarë do të thotë të përjetosh përjashtimin në formën e tij më ekstreme. Ajo është këshilltare e ekspozitës në Bonn.

Në nëntor të vitit 1944, Umlauf ishte vetëm dyvjeçare kur ajo, nëna e saj shtatzënë dhe babai u deportuan nga nazistët prej kampit të punës në Novaky të Sllovakisë në Auschwitz-Birkenau, kampin famëkeq nazist të përqendrimit dhe shfarosjes. Ajo u shpëtoi dhomave të gazit vetëm pak ditë para se të ndalej përdorimi i tyre. Nazistët i ndërprenë vrasjet në dhomat e gazit teksa Ushtria e Kuqe po përparonte, me shpresën se do të fshihnin gjurmët e krimeve të tyre.

Kampi u çlirua më 27 janar 1945. Tre muaj më vonë u lind motra e Umlaufut, Nora. Por babai i saj, vëllezërit dhe motrat e nënës, si dhe gjyshërit, u vranë të gjithë. Edhe vetë Eva mezi mbijetoi. Ajo vuante nga tuberkulozi, rakitizmi dhe kolla, si dhe nga edema e shkaktuar prej urisë. “Harrojeni fëmijën. Ajo nuk do të mbijetojë”, i kishte thënë një mjek nënës së saj. Por ai ishte gabuar.

Nëna e saj u kthye me dy vajzat në atë që atëherë ishte Çekosllovakia dhe u vendos në Trencin. Eva Umlauf nuk ka kujtime të vetëdijshme nga kampi, por traumën e familjes e bart thellë brenda vetes.

Nëna e saj nuk foli kurrë për atë që kishte ndodhur. Megjithatë, Eva e dinte që në moshë të hershme se ishte e mbijetuar. Familja e saj rrallë e përmendte kampin me emër, por një fjali përsëritej vazhdimisht: “Ata mbetën atje”. Eva e dinte se kjo nënkuptonte se “ata” kishin vdekur. E pastaj ishte edhe numri i bërë tatuazh në krahun e saj: A26959.

Nëna i mësoi vajzat që të mos e vinin në pah identitetin e tyre hebraik, pasi antisemitizmi ishte i përhapur në atë kohë në gjithë Çekosllovakinë. Familja e vogël arriti t’u shmangej ngacmimeve.
Eva Umlauf dëshironte të bëhej pediatre, ndaj studioi mjekësinë. Në vitet ’60 takoi bashkëshortin e ardhshëm, Jakobin, i cili po ashtu i kishte mbijetuar Holokaustit. Ai ishte arkitekt dhe vepronte në komunitetin hebraik të Munichut. Ata u martuan më 1966 dhe ajo u shpërngul në Gjermani. Vështirë se mund ta kishte imagjinuar se një ditë do të jetonte në vendin e autorëve të krimeve. “Nuk i urrej gjermanët”, thotë ajo. “Por nuk mund t’i fal. Si mund t’i falësh vdekjet e gjashtë milionë njerëzve?”.
Vetëm shumë më vonë ajo foli për herë të parë publikisht për tmerret e fëmijërisë së saj të hershme. Më 2011 mbajti një fjalim përkujtimor në kampin famëkeq, në përvjetorin e çlirimit. Që nga viti 2025, ajo është kryetare e Komitetit Ndërkombëtar të Auschwitz. Një sulm në zemër, më 2014, e nxiti të shkruante librin e saj të parë. “Isha në kujdes intensiv. Mendova me vete: Nëse dal prej këtu e shëndoshë, do të shkruaj një libër”.

Kujtimet e saj, me titull “Numri në krahun tënd është i kaltër si sytë e tu”, u botuan për herë të parë më 2016. Përkthimi në anglisht pasoi më 2024. Që nga botimi i librit, vështirë se ka kaluar ndonjë ditë pa iu kërkuar Eva Umlaufit që ta rrëfejë historinë e saj.

Ajo është e tmerruar nga sjellja mosrespektuese e të rinjve në ish-kampet e përqendrimit dhe nga padituria gjithnjë e më e madhe për Holokaustin. Ndonjëherë, njerëzit madje e pyesin nëse nuk është tepër e moshuar për të pasur një tatuazh. Por ajo kujton edhe një të ri në metronë e Munihut, i cili e vërejti numrin në krahun e saj dhe i tha: “Dua t’ju kërkoj falje për atë që paraardhësit e mi ju kanë bërë”.

Umlauf nuk e kishte imagjinuar kurrë se antisemitizmi do të përhapej sërish në përmasa kaq të mëdha në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, nuk e kishte pritur as ngritjen e partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

“Shkoj nëpër shkolla. Jam e mbingarkuar nga numri i madh i kërkesave për të caktuar kohën kur mund të jem në dispozicion. E megjithatë, AfD-ja po rritet më shpejt sesa unë arrij t’i vizitoj nxënësit. Kjo më bën të mendoj se e gjithë kjo punë është e kotë”, thotë ajo.

Gjermania nuk duhet të bjerë më kurrë nën një diktaturë të së djathtës, thekson ajo. “‘Kurrë më’ tingëllon bukur, por e vetmja gjë që mund të them është: Po ndodh sërish! A nuk do të ishte një titull i mirë për ekspozitën ‘Ja ku jemi sërish: Kurrë më’?”.

Ajo e ka ndarë edhe mesazhin e saj për të rinjtë në katalogun e ekspozitës “Kurrë më”: “Ju nuk jeni përgjegjës për krimet e gjyshërve dhe stërgjyshërve tuaj. Por jeni përgjegjës për të ardhmen. Ju jeni brezi që do t’i japë formë botës sonë. Bëjeni atë një vend ku secili mund të rritet i sigurt, pavarësisht prejardhjes, besimit apo ngjyrës së lëkurës”.

Ajo vazhdon: “Nuk keni nevojë të jeni të përsosur. Mjafton të jeni vigjilentë. Kujdesuni për vendin tuaj”.