TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Avusturyalı bir vatandaş Priştine'deki dairesinde ölü bulundu.

kaza - polis - sarı bant - cinayet - ölüm

Fotoğraf: İllüstrasyon

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë një shtetas austriak të premten mbrëma. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. 

“HETIM I VDEKJES/ Rr. Isa Boletini, Prishtinë 06.11.2026 – 19:06. Është pranuar informata se në një banesë është gjetur pa shenja jete një mashkull shtetas i Austrisë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.