TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Polis, Shtime'da bir "Golf 2" marka otomobilin çalınmasıyla ilgili olarak bir şüpheliyi tutukladı.

TUTUKLAMAK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhjen e një veture “Golf 2” në Shtime të martën pasdite. 

Policia ka identifikuar dhe arrestuar 19-vjeçarin M.M. dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar është iniciuar rast për vepër penale “vjedhje”. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt, siç ka bërë të ditur Policia, ndërsa automjeti i vjedhur i është kthyer pronarit. 

“Me datën 24.11.2026, rreth orës 18:15, në stacionin policor në Shtime është raportuar vjedhja e një veture të tipit „Golf 2“, me ngjyrë të kaltër me targa vendore. Sipas ankuesit, vetura ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij, në rrugën „Shote Galica“ në Shtime, ndërsa çelësat kishin mbetur brenda veturës. Pas raportimit të rastit, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe më 25.11.2026 kanë arritur ta identifikojnë dhe sigurojnë të dyshuarin, M.M., 19 vjeç, i cili është intervistuar në lidhje me rastin. Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si vepër penale „Vjedhje“ dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave. Automjeti i vjedhur i është kthyer pronarit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.