TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Kosova'ya yasadışı yollarla girdi, sınır dışı edildi ve birkaç saat içinde tekrar geri döndü; Vërmica'da tutuklandı.

Tutuklanmış

Fotoğraf: İllüstrasyon

Një shtetas i huaj është arrestuar në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës dhe, pavarësisht deportimit, ishte rikthyer sërish brenda pak orësh.

Fillimisht, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, ai është deportuar nga territori i Kosovës rreth orës 14:30, megjithatë, në orën 17:59, i njëjti është hasur sërish brenda territorit të vendit. 

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, me vendim të prokurorit ai më pastaj u dërgua në mbajtje.

“Raportohet se është ndaluar i dyshuari shtetas i huaj pasi që i njëjti kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është deportuar, nderkaq në orën 17:59 i dyshuari i njëjtë është takuar përsëri në territorin e Kosovës. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh.