TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Kuzey Mitrovica'da bulunan kemik kalıntılarının, Kosova'daki son savaştan kalma olduğu tahmin ediliyor.

Kosova Polisi

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni për zhvarrosje të realizuar më 27 tetor 2026.

Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka zbatuar urdhrin për zhvarrosje të lëshuar nga gjykata.

Mbetjet eshtërore të gjetura janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

Rasti lidhet me periudhën e luftës së viteve 1998-1999, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e mundshëm të personit apo personave të cilëve u përkasin mbetjet.