TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
GÜNLÜK

Ferizaj'da kumar oynadığından şüphelenilen bir polis memuru tutuklandı ve görevden uzaklaştırılması tavsiye edildi.

Kosova Polis Müfettişliği

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të martën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj nën dyshimin se ka qenë i përfshirë aktivitete të kundërligjshme që përfshijnë  organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Bëhet e ditur se si pjesë e veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së dje janë bastisur 7 lokacione, ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

“Sipas dyshimeve fillestare, zyrtari policor  jashtë detyrës zyrtare gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm në formë online, si dhe dyshohet se kishte mbajtur në posedim një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën më pas ia kishte shitur një personi tjetër. Në kuadër të këtij rasti janë intervistuar edhe gjashtë qytetarë në cilësinë e të dyshuarve për veprën penale ‘Shitblerja e armëve’ ndaj të cilëve hetimet do të vazhdojnë në procedurë të rregullt”, thuhet  në njoftim.

Ndërkaq, në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit policor.