Baton Zabërgja ka realizuar tjetër gol në Premier Leaguen e Ukrainës, duke dëshmuar formën e mirë që po e kalon.
Zabërgja shënoi gol të hënën në fitoren 2:1 të Kharkivit ndaj skuadrës Livyi Bereg. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë.
Sulmuesi i Kosovës i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 36-të.
Ai luajti deri në minutën e 81-të, kurse bashkëlojtari i tij, Ermir Rashica, në lojë u inkuadrua në minutën e 70-të.
Për 25-vjeçarin Zabërgja ishte goli i gjashtë këtë edicion në kampionatin ukrainas. Ka edhe një asistim.
Sulmuesi i krahut ka edhe dy gola dhe tri asistime në Kupë të Ukrainës.