TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Bellingham kardeşler İngiltere'ye katıldı.

Jobe Bellingham

Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer, është lënë jashtë listës së përzgjedhësit të Anglisë, Thomas Tuchel, për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Spanjës në Ligën e Kombeve. 

Në listën e publikuar të premten është përfshirë  për herë të parë emri i mesfushorit të Borussia Dortmundit, Jobe Bellingham. 

Jobe është vëllai i Jude Bellinghamit që paraqitet te Real Madridi, i cili po ashtu mori ftesë. 

Palmeri dy muaj më parë u largua nga kampi i Anglisë për shkak të një lëndimi muskulor. Përzgjedhësi Tuchel ka thënë se Palmeri e ka humbur një tjetër mundësi, si shumë të tjera, për shkak të lëndimeve. Palmeri ka pesë gola e tri asistime në 11 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean. 

Në listën e 24 futbollistëve është edhe mesfushori i Fulhamit, Josh King. 

Anglia është në vendin e dytë në  grup dhe e pret Kroacinë në Wembley, para se të udhëtojë në Madrid për t’u përballur me Spanjën.