TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Arnavutluk, Belarus ile yapacağı maç öncesinde Muçi'den yoksun olarak hazırlıklarını sürdürüyor.

Arnavutluk

Shqipëria e ka zhvilluar përgatitjen e fundit në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Bjellorusisë, pa Ernest Muçin. 

Muçi, siç ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të shtunën ushtrime vetëm në palestër dhe nuk i është bashkuar grupit në fushë. 

“Stafi mjekësor i Kombëtares vendosi ta lërë pushim si pasë parandaluese, pas një goditjeje që lojtari mori në ndeshjen ndaj Finlandës. Pjesa tjetër e ekipit u fokusua në aspektet tekniko-taktike në prag të sfidës së nesërme, si edhe provat e goditjeve standarde”, ka shkruar FSHF-ja të shtunën. 

Muçi që me plot sukses po luan te Trabzonspori në Turqi, realizoi supergol për 1:0 ndaj Finlandës të enjten në “Air Albania” në Tiranë. Shqipëria fitoi 2:0, pasi në minutën e 50-të, realizoi edhe sulmuesi Rey Manaj. 

Shqipëria tashmë ka udhëtuar drejt Budapestit, ku të dielën nga ora 18:00, e zhvillon në udhëtim ndaj Bjellorusisë ndeshjen e fundit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve. 

Me barazim, Shqipëria e siguron vendin e parë në grup dhe avancimin në Ligën B të Ligës së Kombeve. 

Aktualisht, Shqipëria i ka 12 pikë pas pesë ndeshjeve. Bjellorusia është e dyta me 10 pikë. Finlanda e treta i ka shtatë pikë, derisa në vendin e fundit është San Marino.