TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Roma - Inter, Serie A'nın büyük derbisi.

Roma

Fundjava në Serie A është e mbushur me ndeshje interesante. 

Por ndeshja kryesore e xhiros së pestë të elitës së futbollit italian është ajo ndërmjet Romës dhe Interit.

Përballë do të jenë dy skuadrat e vetme që i kanë fituar katër ndeshjet e deritashme. 

Roma dhe Interi janë gjithashtu dy prej pesë skuadrave që ende nuk kanë pësuar disfatë. Pa humbje janë edhe Como, Lazio, dhe Milani. 

Derbi i madh ndërmjet Romës dhe Interit luhet të shtunën nga ora 18:00. 

Romës do t’i kthehet mesfushori kryesor Manu Kone. Ndërsa te “nerazurrët” do të mungojë mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu. 

Interi ka sulmin më të mirë deri më tani me 13 gola të shënuar. 

Ndërkohë Roma ka mbrojtjen më të mirë, me vetëm një gol të pësuar. 

Roma ka fituar katër ndeshjet e fundit në shtëpi. Interi është i pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit më Serie A. 

Futbollisti më në formë te Roma është sulmuesi holandez, Donyell Malen. 27-vjeçari në pesë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim. 

Juventus – Atalanta është tjetër ndeshje që pritet të ofrojë rivalitet. Luhet të dielën nga ora 18:00.

Milan – Lecce është ndeshja që mbyll xhiron. Luhet të dielën nga ora 20:45.