TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Real Madrid galibiyet serisini sürdürdü, Barcelona ile puanları eşitledi.

valverde

Real Madridi e ka shënuar fitoren e tetë radhazi në të gjitha garat. 

Reali të shtunën mbrëma e mposhti bindshëm Valencian me rezultatin 3:0. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 12-të të La Ligas. 

Reali me këtë fitore ka barazuar pikët me Barcelonën. 

Ka 30 pikë në vendin e dytë. 30 pikë ka edhe Barcelona që është lidere, por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Federico Valverde realizoi gol të bukur nga distanca në minutën e 28-të për 1:0. 

Tetë minuta më pas, Arda Guler, i dyfishoi shifrat në 2:0. 

Golin e fundit e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 75-të. 

Valencia renditet në pozitën e parafundit me nëntë pikë.