TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Milan kazandı ve ilk dört arasına geri döndü.

Milan

Milani ka fituar dhe është kthyer në top-katërshe të elitës së futbollit italian, duke e mposhtur Udinesen e duke ia shkaktuar humbjen e gjashtë rresht në Serie A. 

Skuadra ku paraqitet Ardon Jashari e mposhti atë të Mërgim Vojvodës të dielën mbrëma 2:0, në ndeshjen e xhiros së tetë të Serie A. 

Christian Pulisic në minutën e gjashtë dhe Omari Hutchinson në minutën e 65-të i shënuan golat e fitores. Jashari luajti rol të madh te goli i dytë. Gjuajtja e fuqishme e Jasharit u devijua nga portieri kundërshtar, por topi që mbeti në zonë përfundoi në rrjetë nga 22-vjeçari Hutchinson. 
Vojvoda u zëvendësua në minutën e 63-të, ndërsa Jashari e kompletoi ndeshjen. 

Milani në vendin e katërt i ka 18 pikë, sa ka edhe Roma në pozitën e tretë. Lider janë Interi dhe Lazio me nga 22 pikë. 

Udinese mbetet me katër pikë në pozitën e 17-të.