Përzgjedhësi Diego Forlan, nuk e ka përjashtuar rikthimin e Luis Suarezit tek Uruguai.
Në prezantimin e tij si përzgjedhës i Uruguait, 47-vjeçari dekarloi se mund të marrë në konsideratë përfshirjen e sulmuesit të Inter Miamit për ndeshet miqësoret kundër Japonisë dhe Koresë së Jugut në shtator.
“Kam respekt të madh për Luis Suarezin dhe ne kemi besim të madh tek ai. Me përvojën dhe instinktin e tij të shënimit të golave, të cilin ai e arrin çdo fundjavë, pse jo”, tha Forlan.
Sulmuesi 39-vjeçar u tërhoq nga Uruguai në shtator të vitit 2024 pas mosmarrëveshjeve me përzgjedhësin e atëhershëm, Marcelo Bielsa.
Suarez për Uruguain ka luajtur 143 ndeshje dhe ka realizuar 69 gola.
Benzer makaleler
-
Suarez Uruguay'a geri dönebilir
-
Sporting inanılmaz bir sürprizle çeyrek finallere yükseldi.
-
Trump, Messi ve Inter Miami'yi memnuniyetle karşıladı, ayrıca çatışmalardan da bahsetti.
-
Dinamo'nun Şampiyonlar Ligi play-off maçında Hoxha yedek kulübesinde kaldı.
-
Zeneli ve Union SG, Şampiyonlar Ligi'nden elendi.