TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Real Madrid efsanesi Oviedo'nun başına geçti.

Raul Gonzales

Klubi spanjoll i kategorisë së dytë, Oviedo, ka emëruar trajner legjendën e Real Madridit dhe Spanjës, Raulin.

Oviedo ka njoftuar të hënën se ka arritur marrëveshje me ish-sulmuesin e njohur që të jetë trajner i skuadrës deri në qershor 2027. Njoftimi u bë disa orë pasi klubi e shkarkoi Julian Caleron, kontrata e të cilit ishte e vlefshme deri në vitin e ardhshëm.

49-vjeçari Raul Gonzalez, e nisi karrierën si trajner në ekipet e grupmoshave të reja të Madridit, ndërsa ishte në krye të ekipit B për gjashtë vjet.

Ai i dha fund karrierës si futbollist në vitin 2015, pasi e kaloi shumicën e karrierës te Madridi. Ka luajtur edhe për Schalken në Gjermani, Al-Saddin në Katar dhe Neë York Cosmosin në SHBA. Për Spanjën i luajti 102 ndeshje prej vitit 1996 deri në vitin 2006.

Ndeshja e parë e Raulit si trajner i Oviedos do të jetë ndaj Gironas të shtunën.

Si sulmes, Rauli kishte karrierë të mahnitshme. Është prej legjendave të Real Madridit. Ka fituar gjashtë tituj në La Liga, dhe tre trofe të Ligës së Kampionëve. Ka fituar edhe trofe të tjerë me madrilenët, për të cilët luajti nga viti 1992 deri në vitin 2010. I suksesshëm ishte edhe në tri skuadrat tjera ku luajti, ndërsa si trajner pati suksese me të rinjtë e Real Madridit. 

Oviedo është në vendin e nëntë në kategorinë e dytë spanjolle. Ka mbledhur 21 pikë në 13 ndeshje.
Calero u shkarkua me gjithë fitoren 2:1 ndaj Cadizit të shtunën. Edicionin e kaluar Oviedo luajti në La Liga për herë të parë pas 24 vjetësh. Mbeti në vendin e fundit dhe u largua menjëherë për në kategorinë e dytë.