TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Kuyt, Göztepe'ye karşı Muriqi'ye güveniyor

hh

Trajneri i përkohshëm i Fenerbahçes, Dirk Kuyt, deri në zgjedhjen e kryetrajnerit të ri, do ta aktivizoj Vedat Muriqin nga minuta e parë në ndeshjen kundër Goztepes.

Ndeshja ndërmjet Fenerbahçes dhe Goztepes luhet të shtunën dhe i takon xhiros së dhjetë të Superligës turke të futbollit.

“I vetmi ndryshim që Dirk Kuyt ka të ngjarë të bëjë është në pozicionin e sulmuesit. Lukaku, i cili nisi ndeshjen si titullar në derbi ndaj Galatasarayt, do të jetë në stol, ndërsa Vedat Muriqi do të jetë titullar”, ka raportuar mediumi turk TRT Spor”.

Muriqi nuk ishte titullar në humbjen e Fenerit ndaj Galatasarayt në derbin e madh.

Por ndaj Goztepes pritet të kthehet në formacionin titullar.

32-vjeçari ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka edhe dy asistime në nëntë ndeshje këtë edicion në Superligën e Turqisë.