TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Kosova, Dublin'de son eğitim kampını düzenledi.

Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar paraditen e sotme një seancë të lehtë stërvitore në Dublin, në prag të ndeshjes ndaj Irlandës.

Kosova sonte nga ora 20:45 luan ndaj Irlandës në udhëtim, në ndeshjen vendimtare për vend të dytë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve. 

Atmosfera në kampin dardan është pozitive, me futbollistët të motivuar maksimalisht për sfidën ndaj Irlandës. 

Ndeshja mes Irlandës dhe Kosovës i takon xhiros së fundit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve që vendosë edhe vazon për shortin që tërhiqet në dhjetor për ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2028. Vendi i dytë dërgon edhe në plejof për inkuadrim në Ligën A.

Kosova e zë pozitën e dytë në Grupin B3 me gjashtë pikë. Një pikë më pak ka Irlanda një pozitë më poshtë.