TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Inter, Atalanta ile 4-4 berabere kaldı.

Atalanta arası

Superndeshja mes Atalantas dhe Interit, e zhvilluar të dielën mbrëma në Serie A të Italisë ka përfunduar pa fitues, ndonëse u shënuan tetë gola. 

Atalanta shënoi gol në minutën e 91-të nga penalltia dhe siguroi një pikë ndaj Interit, në ndeshjen që u mbyll 4:4. 

Ballafaqimi ishte i vlefshëm për xhiron e 12-të. 

Francesco Pio Esposito shënoi “hat-trick” për Interin që kishte epërsi 4:2 dhe ishte pranë fitores.

Pio Esposito i realizoi golat në minutat 16, 32 dhe 52. Golin tjetër për kampionin në fuqi e realizoi kroati Petar Suçiq nga penalltia, në minutën e 75-të. 

Atalanta nuk u dorëzua dhe siguroi pikë të madhe. 

Eljif Elmas në minutën e 35-të, Charles De Ketelaere me golat e minutës së 72 e 80-të dhe Franck Kessie me penalltinë e saktë të minutës së 91-të, bën që supersfida të mbyllej baras.

Interi mbetet në vendin e tretë me 29 pikë, tri më pak se Lazio që është në vendin e parë. Atalanta e 12-ta i ka 15 pikë.