Brajan Gruda e ka regjistruar asistimin e dytë këtë edicion në Bundesligën gjermane.
Gruda kontribuoi me një asistim të shtunën në fitoren 4:0 të RB Leipzigut ndaj Elversbergut. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të kampionatit gjerman.
Sulmuesi shqiptar që në lojë u inkuadrua në minutën e 62-t, asistimin e bëri te goli i tretë të cilin e realizoi Christoph Baumgartner në minutën e 84-t.
Gruda asistoi edhe në xhiron e kaluar në përballjen ndaj Bayern Munchenit.
Përpos Baumgartnerit edhe Romulo Cardoso shënoi dy gola, ndërsa Tidiam Gomis realizoi një tjetër për Leipzigun.
22-vjeçari Gruda këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar edhe dy gola.
Leipzigu ka 12 pikë dhe e zë vendin e pestë. Dy pikë më pak ka Elversbergu në mesin e tabelës.