TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Basel, Dion Kacuri'yi kaybetme tehlikesiyle karşı karşıya

Dion Kacuri

Dion Kaçuri mund të mos kthehet te Baseli.

Ai mund të largohet përfundimisht gjatë verës së vitit të ardhshëm nga Baseli, pasi klubi ku është huazuar Austria Lustenau, mund ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes vitin e ardhshëm.

“Dion Kaçuri, është bërë i rëndësishëm tek ekipi Austria Lustenau, ku luan si mesfushor defensiv. Ai madje pati nderin të mbante shiritin e kapitenit gjatë një ndeshjeje. Për më tepër, ai mori thirrjen e tij të parë në tetor nga Franco Foda për të përfaqësuar ekipin kombëtar të Kosovës”, shkruan “4-4-2”.

Kaçuri me Baselin ka kontratë deri në vitin 2028.

Mesfushori 22-vjeçar për klubin austriak të Bundesligës ka dy gola e një asistim.

Për Kosovën tashmë i ka tri paraqitje.