TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

Polonya, Başbakan Donald Tusk'a yönelik saldırı tehditlerini soruşturuyor.

Polonya

Shërbimet e sigurisë në Poloni mbajtën një takim të posaçëm të dielën, pas marrjes së informacioneve për një sulm të mundshëm ndaj kryeministrit Donald Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme bëri të ditur se autoritetet kanë nisur veprimet për të trajtuar kërcënimin, raporton Reuters.

Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se çfarë lloj sulmi dyshohet se mund të ndodhë dhe nga kush mund të vijë kërcënimi.

“Pas informacioneve të marra nga policia polake për një sulm të mundshëm, ministri i Brendshëm, Marcin Kierwinski, dhe koordinatori i shërbimeve speciale, Tomasz Siemoniak, kanë urdhëruar ndërmarrjen e masave përkatëse”, shkroi në rrjetin social X zëdhënësja Karolina Galecka.

Ndërkaq, një zëdhënës i koordinatorit të shërbimeve speciale tha se nuk kishte komente të tjera për këtë çështje.

Transmetuesi privat Radio Zet raportoi se policia kishte marrë një e-mail me informacione për kërcënimin.

Megjithëse krimet e dhunshme janë relativisht të rralla në Poloni, vendi përballet me polarizim të thellë politik dhe me sfida të sigurisë për shkak të afërsisë me luftën në Ukrainë.

Në gusht, policia arrestoi një 23-vjeçar, i cili dyshohet se kishte bërë thirrje për vrasjen e politikanëve të lartë polakë.

Ndërsa në vitin 2024, kryeministri Tusk tha se kishte marrë kërcënime pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico.

Njoftimi për kërcënimin e fundit vjen në një kohë kur autoritetet polake janë në gjendje të lartë gatishmërie, pas një serie incidentesh të dhunshme në shkolla. Të enjten, një nga këto incidente përfundoi me vdekjen e një punonjësi të shkollës.