TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
DÜNYA

İtalya'da binlerce vatandaş artan yaşam maliyetine ve savaşlara karşı protesto gösterisi düzenledi.

İtalya'da binlerce vatandaş artan yaşam maliyetine ve savaşlara karşı protesto gösterisi düzenledi.

Mijëra qytetarë dolën të premten në rrugët e Romës për të protestuar kundër rritjes së kostos së jetesës, pas thirrjes së sindikatave për një grevë të përgjithshme në mbarë vendin.

Protesta u organizuan në rreth 50 qytete të Italisë, ndërsa demonstruesit shprehën pakënaqësinë ndaj politikave të qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni, veçanërisht për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe armatimit.

“Jemi këtu për të protestuar kundër qeverisë Meloni, sepse në vend që të investohen para në arsim dhe shëndetësi, ne shohim se ato po shpenzohen për armë. Kjo nuk ka të bëjë me interesat e popullit italian. Ne jemi një popull paqedashës”, deklaroi protestuesi 50-vjeçar, Roberto Di Giovanni.

Në kryeqytetin italian, protestuesit mbanin pankarta dhe parulla kundër asaj që e konsiderojnë si vendim të gabuar të qeverisë për t'u dhënë përparësi shpenzimeve ushtarake, në vend të investimeve në shëndetësi dhe arsim.