Fausto Isidro “Chapo Isidro” Meza Flores, një prej bosëve meksikan t[ drogës, i cili ishte në listën e 10 personave më të kërkuar nga FBI-ja, është arrestuar pas një shkëmbimi zjarri me autoritetet meksikane.
“Chapo Isidro” u arrestua së bashku me një nga njerëzit e tij kryesorë nga forcat speciale meksikane në Guasave, në shtetin Sinaloa, të premten, njoftoi Sekretariati i Mbrojtjes i Meksikës.
Meza Flores kërkohej në Meksikë për vepra të lidhura me krimin e organizuar, ndërsa FBI-ja e akuzon se ka “mbushur SHBA-në me fentanil, kokainë, heroinë dhe droga të tjera vdekjeprurëse”. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij.
Meksika ka intensifikuar përpjekjet për të luftuar krimin e lidhur me trafikun e drogës, veçanërisht pas presionit të shtuar nga presidenti amerikan Donald Trump që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë.
Meza Flores, udhëheqësi i organizatës “Meza Flores”, e njohur edhe si Karteli i Guasaves, besohet se ka qenë aktiv në trafikun e drogës që nga vitet ’90. Megjithatë, ai kishte arritur t’u shmangej autoriteteve për vite me radhë duke mbajtur një profil relativisht të ulët.
Sipas Sekretariatit të Mbrojtjes së Meksikës, forcat speciale, bazuar në informacione të inteligjencës amerikane për vendndodhjen e tij, ndërhynë në zonë duke përdorur taktikat e “befasisë dhe fshehtësisë”. Forcat vendosën një perimetër për të parandaluar arratisjen e tij dhe ardhjen e përforcimeve.
Megjithatë, para se të hynin në objekt, forcat meksikane “u sulmuan me armë zjarri dhe eksplozivë”, pas së cilës arritën të arrestonin Meza Floresin dhe të dytin e tij në komandë.
Video që qarkullojnë në internet duket se tregojnë helikopterë duke qëlluar me breshëri drejt tokës në Guasave. Në pamje të tjera shihen njerëz duke u larguar me vrap nga një stadium bejsbolli, pasi dëgjohen të shtëna armësh.
VİDEO:
TENSIÓN EN GUASAVE Momento en el que el juego entre los Venados de Mazatlán y los Algodoneros de Guasave se suspende debido a la balacera que sacude la ciudad. #LaCasaDelRey https://t.co/u2rRDmdCgC
— Beisbolpuro (@Beisbolpuro) 21 Kasım 2026
TENSIÓN EN GUASAVE Momento en el que el juego entre los Venados de Mazatlán y los Algodoneros de Guasave se suspende debido a la balacera que sacude la ciudad. #LaCasaDelRey https://t.co/u2rRDmdCgC
— Beisbolpuro (@Beisbolpuro) 21 Kasım 2026