TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Basketbol

Rus oyuncunun transferinin ardından Ukraynalı oyuncu ABD takımından ayrıldı.

Kate Loval

Ukrainasja Kate Loval thotë se u largua nga programi i basketbollit të Universitetit të Louisianas për shkak të vendimit të ekipit për të transferuar një lojtare ruse.

Pas mbërritjes së Anna Minaevas, u njoftua se 20-vjeçarja Koval ishte larguar “për arsye personale”, pas vetëm një edicioni në ekipin amerikan të basketbollit.

Koval tha se pushtimi i Ukrainës nga Rusia ishte arsyeja pse ajo u largua, shkruan BBC të premten.

“Babai im shërben në ushtrinë ukrainase dhe krenohet jashtëzakonisht shumë që mbron vendin e tij nga agresioni rus”, shkroi basketbollistja ukrainase në “Instagram”.

“Për mua kjo luftë nuk është e largët ose abstrakte. Njerëz të afërt me mua janë vrarë dhe janë plagosur nga sulmet ruse. Vendet ku u rrita dhe fillova të luaja basketboll për herë të parë, janë shkatërruar nga sulmet me raketa. Momenti i kësaj situate dhe efekti i thellë personal që ka pasur tek unë, te familja ime dhe tek ata për të cilët kujdesemi, e që vazhdojnë ta jetojnë këtë luftë dhe të jenë pjesë e saj, kanë bërë që përfundimisht të pyesja nëse LSE mbetet vendi i duhur për mua”, ka shkruar tutje ukrainasja.

Koval pritej të ishte qendra kryesore e skuadrës LSU në edicionin e ri. Ajo ka edhe dy vjet të mbetura në basketbollin e kolegjeve.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë. E kuptoj dhe e respektoj që vendimet për skuadër janë pjesë e basketbollit universitar. Por unë duhet të qëndroj besnik ndaj vetes, vlerave të mia dhe vendit tim”.

Afati i transferimeve është mbyllur, por ukrainasja shpreson që NCAA “të pranojë rrethanat e saj dhe të kuptojë seriozitetin dhe natyrën e thellë të çështjes” dhe t’i lejojë asaj të bashkohet me një universitet tjetër për edicionin e ardhshëm.

“Ndjeva se gjeta një shtëpi në LSU dhe jam jashtëzakonisht mirënjohëse për bashkëlojtaret që u bënë si familje. Po ashtu për trajnerët, stafin, profesorët dhe gjithë komunitetin e LSU. Gjithmonë do t’i çmoj marrëdhëniet, përvojat dhe kujtimet që krijova atje”.

Koval luajti me 8,3 pikë për ndeshje në edicionin e kaluar në NCAA.