TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Basketbol

Union, Manchester karşısında ilk maçını kaybetti.

KB Birliği

Bashkimi i Prizrenit e ka humbur edhe ndeshjen e xhiros së shtatë të “FIBA Europe Cup”. Bashkimi pësoi nga Manchesterit anglez, të mërkurën mbrëma.

Ishte ndeshja e parë e Grupit F mes këtyre dy skuadrave dhe në fund ekipi anglez triumfoi me rezultatin 95:84.

Menjëherë më 2 dhjetor, Manchesteri e pret Bashkimin në ndeshjen e mbetur. Ndeshja që u desh të zhvillohej më herët, u shty për fillim të dhjetorit pasi te Bashkimi kishin telashe me pajisje me viza. 

Bashkimi e pësoi disfatën e pestë të grupit, kurse e ka edhe një fitore. Bashkimi kundërshtar i denjë për Manchesterin ishte vetëm në periudhën e parë që përfundoi 23:22 për mysafirët. 

Çerekun e dytë, Manchesteri e fitoi 25:18, ndërsa rezultati pas pjesës së parë ishte 48:40. 

Manchesteri fitoi edhe në periudhën e tretë, 32:25. 

Nënkampioni i Kosovës arriti të afrohej në dhjetë pikë, 3 minuta e 30 sekonda para fundit të përballjes. 

Por nuk e pati forcën ta përmbysë rezultatin. 

Shannon Shorter pati tjetër l paraqitje të mirë. I realizoi 18 pikë, gjashtë asistime e një kërcim. Adrio Bailey i shënoi 13 pikë. 12 pikë i pati Divine Myles, kurse Lejson Zeqiri dhe Gavin Dwayne Kensmil i shënuan nga 10 pikë. 

Keon Thompson ishte më i dalluari te mysafirët me 19 pikë, pesë asistime e tri kërcime. 18 pikë i realizoi Jordan Johnson. 

Bashkimi mbetet pa gjasa për ta arritur vendin e dytë në grup.