TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

İsveç, polis üniformalarıyla ilgili sorunları kabul etti ve tedarik sürecine müdahale edemeyeceğini söyledi.

Jelal Svechla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pranuar se ka probleme me furnizimin me uniforma në Policinë e Kosovës, por ka thënë se nuk ka mandat dhe as të drejtë ligjore të ndërhyjë në proceset e prokurimit. Ai ka sqaruar se problemi ka të bëjë vetëm me uniformat e policëve të rendit. Gjithashtu, ka thënë se proceset e furnizimit në Polici gjatë viteve të fundit kanë lënë vend për dyshime, por është shprehur se Inspektorati Policor ka nisur hetimet për këtë. 

Duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit pas pyetjeve të deputetëve, Sveçla ka theksuar se përgjegjësia e tij është të sigurojë mbështetjen financiare dhe institucionale për Policinë, ndërsa proceset e furnizimit janë përgjegjësi e strukturave përkatëse të këtij institucioni.

“Qeveria dhe ministri sigurojnë mbështetjen financiare, ndërsa proceset e furnizimit dhe prokurimit zhvillohen nën përgjegjësinë e strukturave përkatëse të Policisë. Pra, mbështetja financiare dhe institucionale për Policinë nuk ka munguar. Por dua të jem i qartë, unë nuk jam as zyrtar e as drejtor i prokurimit, as në Ministri e as në Polici. Mandati im është të siguroj mbështetjen e nevojshme për të gjitha agjencitë ekzekutive që veprojnë në kuadër të Ministrisë së Brendshme, përfshirë Policinë. Këtë mbështetje e kam ofruar vazhdimisht. Nuk kam as mandat, as të drejtë ligjore të ndërhyj në procesin e prokurimit”, ka deklaruar Sveçla.

Sipas tij, bazuar në raportin që ka pranuar, procedurat për këtë furnizim janë iniciuar katër herë.

Sveçla ka përmendur se në vitin 2021 ishte iniciuar një procedurë prokurimi në vlerë prej 11.3 milionë eurosh, e cila ishte anuluar nga vetë Policia, pasi ofertat e pranuara nuk i kishin plotësuar kriteret.

Ndërkaq, sipas tij, në vitin 2023 ishte iniciuar një tjetër procedurë me vlerë të njëjtë, e cila, sipas tij, kishte zgjatur rreth tre vjet nga inicimi deri në nënshkrimin e kontratës, për shkak të gjashtë ankesave dhe vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). 

“Më 31 tetor 2024, Policia ka iniciuar procedurë emergjente të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, e cila është anuluar më 12 dhjetor 2024 pasi operatori ekonomik ishte konsideruar i papërgjegjshëm nga Policia. Më 13 dhjetor 2024, është iniciuar një tjetër procedurë e negociuar me të njëjtin operator ekonomik, që një ditë më herët ishte konsideruar si i papërgjegjshëm. Edhe pse kontrata ishte rekomanduar për nënshkrim, si ministër nuk e kam nënshkruar për shkak të parregullsive procedurale. Në korrik të këtij viti e kam nënshkruar procedurën që u nis në vitin 2023. Por ky proces dhe disa procese të tjera për furnizim ngre pikëpyetje serioze dhe lë shumë vend për dyshime. Për të gjitha këto, IPK-ja po zhvillon hetimet”, ka thënë Sveçla, duke iu referuar edhe rekomandimit për suspendim të ish-drejtorit të prokurimit në Policinë e Kosovës më 5 nëntor. 

Ishte raportuar se diplomimi i policëve të rinj qe shtyrë për një javë shkaku i mungesës së uniformave. Madje, në ditën kur u mbajt është thënë se kadetët i kishin huazuar kapelat nga policët e rinj.  

Diğer güncellemeleri okuyun
TOPLANTI

Parlamento toplandı, gündemde kanser hastasının ölümüyle ilgili Viti soru önergesi ve enerjiye ilişkin önerge yer alıyor.

Kosova Meclisi bugün genel kurul toplantısı düzenleyecek ve gündemdeki maddelere ek olarak...