TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Sveçla: Çocuğun annesinden ayrılıp babaya verilmesi ve babanın da sabıka kaydı ciddi olan kardeşine emanet etmesi çok garip.

Jelal Svechla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se me kërkesë të tij, me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt do të merret Prokuroria Speciale.

Sipas Sveçlës janë të çuditshme vendimet e institucioneve në Pejë, përfshirë të Qendrës për Punë Sociale, të Prokurorisë dhe Gjykatës. 

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Sveçla ka thënë se Qendra për Punë Sociale ia ka dhënë të drejtën mbi fëmijën babait, ndonëse një gjë e tillë i takon nënës, e pastaj babai ia ka deleguar vëllait i cili ka një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës.

“Është jashtëzakonisht e çuditshme se si një institucion ka marrë vendim që ta ndajë fëmijën nga nëna e t’ia jap babait i cili këtë përgjegjësi pastaj ia delegon vëllait të tij i cili paraprakisht ka një dosje të rëndë në Policinë e Kosovës. Ligji thotë që automatikisht besimi për fëmijën i takon nanës. Ajo është privuar nga prona, sipas informatave që kemi prona ishte e çiftit. Si dikush ka vendosur që ajo të privohet nga prona është e çuditshme po ashtu. Në vend që dhunuesi e kërcënuesi të arrestohet ndërsa e kërcënuara të jetë e sigurt në pronën e saj me fëmijën e saj, ka ndodhur e kundërta”, ka deklaruar Sveçla.

Sveçla ka thënë gjithashtu se të gjitha këto vendime të çuditshme të institucioneve në Pejë mund të jenë edhe si rrjedhojë e ndikimeve të ndryshme, andaj ka kërkuar që me rastin të merret Prokuroria Speciale, duke përfshirë arrestimin e të dyshuarit e pastaj edhe hetimin e rastit.

“Me kërkesën time ky rast është ngritur në nivelet më të larta të policisë, e po ashtu kam kërkuar që edhe Prokuroria Speciale të merret me këtë rast, jo vetëm prokuroria rajonale. Të gjitha këto vendime të çuditshme të Qendrës për Punë Sociale, të Prokurorisë e të Gjykatës mund të jenë edhe si rrjedhojë e ndikimeve të ndryshme. Duke dashur të parandalohet çfarëdo lloj ndikimi unë kam kërkuar që Prokuroria Speciale ta marrë në kompetencën e saj qoftë arrestimin e vrasësit e pastaj edhe hetimin e të gjithë rastit”, ka deklaruar Sveçla gjatë seancës.

Diğer güncellemeleri okuyun
Kosova parlamentosu

CANLI YAYIN: Arlinda Zekaj cinayetiyle ilgili Parlamento'nun olağanüstü oturumu