TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Sırp milliyetçi ezgisiyle ilgili skandal, AB Genişleme Forumu'nda neredeyse ana gündem maddesi oldu.

Marta Kos

Skandali me interpretimin e këngës nacionaliste serbe për Kosovën në një koncert të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel ka qenë pothuajse temë kryesore edhe gjatë ditës së sotme. Në Forumin e Zgjerimit, por edhe nëpër biseda private të diplomatëve, është shprehur habi për një interpretim të tillë në një ngjarje e cila ndryshe ishte menduar të ishte forum për pajtim dhe integrim në Bashkimin Evropian.

Kënga ishte prezantuar në koncert si një këngë që përfaqëson Kosovën, pasi ishin interpretuar edhe këngë nga të gjitha vendet e tjera të procesit të zgjerimit. Ndonëse ishte interpretuar vetëm si melodi, në ekranin e madh, në gjuhën serbe, ishte shkruar emri i këngës dhe se ajo përfaqëson Kosovën.

Pas shumë reagimeve në Kosovë dhe më gjerë, duke iu përgjigjur një pyetjeje të KOHËS, komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, organizatore e kësaj ngjarjeje, shprehu keqardhje dhe u distancua nga kjo këngë, duke ua lënë fajin muzikantëve që e kishin zgjedhur.

"Müzisyenlerin seçtiği şarkıdan dolayı üzgünüm. Özellikle Kosova'nın bu bölgesinden gelen toplulukların acı dolu tarihini ve farklı deneyimlerini göz önünde bulundurduğumuzda, hassas konulara değiniyor. Bu şarkının hiçbir şekilde Avrupa Komisyonu'nun veya benim Kosova tarihiyle ilgili görüşümü yansıtmadığının altını çizmek istiyorum," dedi Kos.

“Ajo që është e qartë është se ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën tonë të përbashkët, por mund të zgjedhim të ardhmen tonë të përbashkët. E kjo e ardhme duhet të jetë evropiane. Evropiane në kuptimin se ne respektojmë dallimet, por të kemi një të ardhme pa ndasi. Kur them këtë, është shumë e qartë se ne nuk po kërkojmë të harrohen dallimet. Po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë më arsye për të jetuar të ndarë. Siç tha Munira Subashiq, nëna nga Srebrenica, dje: ‘Dallimet janë në rregull, ndasitë nuk janë’. Në këtë frymë ne do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugëtimin evropian“, tha Kos në përgjigjen e saj.

Gjatë ditës, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kritikoi këtë incident, duke thënë se nuk duhet të ketë hapësirë për gjëra të tilla sot në Evropë.

“Nuk e di a ishte e qëllimshme apo injorancë, por ishte një këngë nacionaliste këtu, në mbrëmjen e këtij eventi. Për ta shtuar ironinë, u bë nën logon ‘meloditë e unitetit’”, tha Edi Rama, duke shtuar se nuk duhet të tolerohet hapësirë që betejat e mesjetës të bëhen motivim për ndasitë e sotme.

“Sa më shpejt Serbia ta njohë Kosovën, do të jetë më mirë për Serbinë dhe për të gjithë“, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.

Komisionerja Kos është munduar t'i përgënjeshtrojë pohimet se për të dytin vit me radhë askush nga Kosova nuk është ftuar në këtë forum, që është më i rëndësishmi kushtuar zgjerimit, duke thënë se është ftuar zonja Donika Emini, eksperte për integrime evropiane dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Por vetë Emini ka thënë se ajo nuk e përfaqëson Kosovën, pasi vjen vetëm nga shoqëria civile.

“Jam krenare që jam nga Kosova, por nuk dua të përdorem si vegël. Nuk përfaqësoj Kosovën“, tha Emini, duke shtuar se edhe ajo ishte ftuar në momentin e fundit. Po ashtu, u shpreh e shokuar për këngën e interpretuar në koncertin e Komisionit Evropian.

“Kjo këngë na mëson se me sa kujdes duhet t'i kuptojmë sensitivitetet kur flasim në rajon. Nuk do të isha e befasuar sikur ta dëgjoja këtë këngë në Gazimestan apo në një miting të Millosheviqit. Por isha shumë e befasuar ta dëgjoja këtu në Bruksel, në BE, e cila është projekt paqeje“, tha ajo.

Shumë burime të BE-së kanë pohuar se interpretimi i kësaj muzike nuk ka qenë i qëllimshëm. Por, nga ana tjetër, shumë burime kanë pohuar se mospërfshirja e përfaqësuesve nga Kosova në forum ka qenë e qëllimshme nga ana e organizatorit dhe kjo është shumë e vështirë të mohohet.