TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Hidrodrini'ye ilişkin denetim raporu: Varlıklarda milyon dolarlık tutarsızlık, savcılık tarafından soruşturma başlatılması isteniyor.

komisyon

Dobësi në menaxhimin financiar, mospërputhje në regjistrimin e pasurive, pasaktësi në llogaritë e arkëtueshme dhe mungesë e kontrolleve të brendshme janë disa nga të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” për vitin 2025.

Raporti, i cili përmban 14 rekomandime, u shqyrtua në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u kërkuan sqarime nga drejtuesit e kompanisë, ndërsa deputeti Eman Rrahmani kërkoi që me rastin të merret edhe Prokuroria.

Kryetari i Komisionit, Besian Mustafa, gjatë prezantimit të të gjeturave të raportit, ka thënë se auditimi ka identifikuar dobësi të theksuara në prezantimin dhe saktësinë e pasqyrave financiare të ndërmarrjes.

“Në raportin e auditimit KRU Hidrodrini për vitin 2025 janë identifikuar dobësi thë theksuara në prezantimin dhe saktësinë e pasqyrave financiare, përfshirë mosregjistrimin dhe mbivlerësimin e pasurive, pasaktësinë në llogarinë të arktimit dhe të paluejtshme, projektim jo të duhur nga të hyrat nga grantet si dhe mungesë të evidencave dhe shpalosjeve të nevojshme. Po ashtu janë konstatuar dobësi në menaxhimin financiar dhe kontrollin e brendshëm dhe kontrollin e brendshëm, si administrimi i kontratave përmes e-prokurimit, niveli i ulët i lidhjes së kontratave me konsumatorë dhe mosfunksionimi i mekanizmave të auditimit të brendshëm. Ky raport, pra për vitin 2025, ka rezultuar me gjithsej 14 rekomandime, prej tyre dy janë rekomandime të reja, tetë të përsëritura nga viti paraprak, pra 2024, dhe katër janë pjesërisht të përsëritura”, ka thënë Mustafa.

Një nga të gjeturat kryesore lidhet me mospërputhjen ndërmjet vlerës së pasurive të paraqitura në pasqyrat financiare dhe asaj të evidentuar në regjistrin e pasurive.

“Në pasqyrën e pozitës financiare, ndërmarrja kishte prezantuar pasuria afatgjata në vlerë prej 39 milionë euro, ndërsa sipas regjistrit të pasurisë, vlera e pasurive ishte 38 milionë, duke rezultuar në mospërputhje në vlerë prej 1 milion e 45 mijë e 549 euro. Procesi i vlerësimit të pasurive është rezultuar për herë të fundit nga ndërmarrja në vitin 2005.. Prej vlerës bruto të llogarive të arktueshme të shpalosjes në vlerë prej 17 milionë e 188 mijë e 428 euro, mbi 97% të tyre ishin më të vjetra se një vit dhe nuk kishte njohje për humbjet e pritshme. Ndërmarrja ka miratuar draft rregulloren për provizionim të llogarive të arktueshme, por nuk është finalizuar si rezultat i mungesës së bordit të drejtorëve. Gjatë vitit 2025, ndërmarrja nuk ka kryer harmonizime periodike me furnitorët, duke rezultuar që llogaritë e pagueshme të mos pasqyrojnë saktë gjendjen e tyre”, ka thënë Mustafa.

Lidhur me këto të gjetura, kryesuesja e Bordit të Hidrodrinit, Qëndresa Kukaj, ka thënë se një pjesë e rekomandimeve tashmë janë trajtuar, ndërsa për të tjerat janë duke u ndërmarrë veprime.

“Lidhur me mosparaqitjen e kontratave në e-prokurim kjo është trajtuar dhe të gjitha kontratat menaxhohen përmes sistemit. Mund të ofrojmë dëshmi për këtë. Sa i përket mungesës së komisionit të auditimit, kjo është e trajtuar, përshkak se me emërimin e bordit në prill. Tek regjistrimi jo korrekt i aseteve për implantin dhe gjetet e tjera, kjo është trajtuar pjesërisht përshkak se menjëherë është kërkuar menaxhmentit të filloj me gjetjen e dokumenteve të dëshmive. Tri gjetje janë të trajtuara, gjashtë gjetje janë në proces të trajtimit. Sa i përket pronave të paidentifikuara kemi kërkuar nga menaxhmenti dhe në këtë rast kryeshefi ka krijuar listën e plotë të pronave të kompanisë, kjo është ende në proces.. tek konsumatorët e paidentifikuar edhe kjo është trajtuar pjesërisht, një pjesë e të hyrave që janë të regjistruara si konsumatorë të paidentifikuar janë nga konsumatorë si shkolla, universitetet”, ka deklaruar ajo.

Në anën tjetër, kryeshefi ekzekutiv i Hidrodrinit, Dri Cena, deklaroi se ndërmarrja ka shënuar përmirësime në krahasim me vitet e mëparshme, ndonëse pranoi se vazhdojnë të ekzistojnë probleme, sidomos në lidhjen e kontratave me konsumatorët.

Ai ka thënë se ndërmarrja nuk ka pasur auditimit nga ZKA-ja para vitit 2023, kur ai ishte zgjedhur kryeshef ekzekutiv.

“Në vitin 2023, unë jam zgjedhur në qershor kryeshef ekzekutiv. Ndërmarrja nuk ka pasur auditim nga ZKA-ja para asaj kohe, ndoshta më shumë se 5 vjet auditim. Auditimi i parë nga ZKA-ja, domethënë, ka qenë në vitin 2023. Gjetjet auditimet e mëparshme kanë qenë nga auditorë privatë, ku opinioni i auditorëve privatë ka qenë shumë drastikisht i dallueshëm nga ky i ZKA-së. Edhe kemi filluar me gjetjet, në krahasim me gjetjet që janë nga viti 2023 deri në vitin 2025, ka shumë përmirësime. Domethënë, kanë qenë gjetje.. Kemi gjetur një numër shumë të vogël të kontratave me konsumatorë, qysh e tha edhe kryesuesja, hezitojnë shumë me bërë kontrata, bëjmë përpjekje gjatë kohës me bërë kontrata, po mundohemi”, ka thënë Cena.

Megjithatë, raporti nxiti reagime edhe nga anëtarët e komisionit.

Deputeti Eman Rrahmani e cilësoi shqetësues raportin e auditimit, duke kërkuar që Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike t'ia përcjellë atë Prokurorisë për hetim.

“Raporti është shqetësues dhe unë edhe si komision duhemi me e dërguar dhe me e kërkuar prej këtu Prokurorisë që me u marrë me këtë raport, për shkak se këto pasqyra nuk janë të vërteta, çka i ka paraqitur në bilancin e saj kompania. Domethënë, ka vend për hetim, mbi të gjitha në këtë kompani. Janë tri palë borde të cilat janë përcjellë nga ky pushtet dhe prapë janë të gjetura të cilat nuk ka arritur me i përmirësuar edhe me e çuar në binar këtë kompani. Këtu janë probleme tepër të mëdha, domethënë paramendojeni, kompania nuk ka paraqitur dhe në bazë të një auditimi që ka bërë Zyra Kombëtare e Auditimit, ka gjetur tek llogaritë e arkëtueshme diferencë prej mbi 1 milion euro që nuk përputhen, ose ka mashtruar kompania”, ka thënë Rrahmani.

Komisioni po shqyrton raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të ndërmarrjes Trepça. /KP