TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Muhalefet, Bütçe Taslağını Eleştirdi ve Hükümetin Bunu Uygulama Yeteneğinden Şüphe Duydu

Hükümet toplantısı

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Realizimi i investimeve kapitale dhe respektimi i afateve ligjore janë dy prej çështjeve që kanë nxitur kritikat e opozitës ndaj Projektbuxhetit për vitin 2027. Deputetë të PDK-së dhe LDK-së kanë vënë në pikëpyetje edhe aftësinë e Qeverisë për t’i zbatuar planifikimet dhe kanë kundërshtuar mënyrën e procedimit të tij në Kuvend

Ligjvënës të partive opozitare kanë kritikuar Qeverinë për Projektbuxhetin e vitit 2027. 

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Mustafa, ka thënë se buxheti i është dorëzuar Kuvendit pas afatit të përcaktuar me ligj. 

Ai po ashtu i ka vënë në dyshim aftësitë e ekzekutivit për t’i realizuar planifikimet buxhetore.

“Përfshirja e 1 miliard eurove në buxhet nuk nënkupton 1 miliard euro investime nëse ato projekte nuk zbatohen. Shohim që për këtë vit deri në shtator janë zbatuar më pak se 30% e investimeve kapitale të planifikuara për vitin 2026. Pra kemi të bëjmë me mungesë të aftësive, me dështim të vazhdueshëm të kësaj qeverie për të zbatuar atë që e planifikon në buxhet”, ka thënë deputeti nga radhët e PDK-së, Arben Mustafa.

Projektbuxheti është proceduar pas afatit të përcaktuar me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, sipas të cilit data e fundit për dorëzimin e tij në Kuvend ka qenë 31 tetori. Por ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Qeveria e ka përmbushur afatin, me arsyetimin se kjo datë ka rënë në ditë të shtunë dhe jo në ditë pune.

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka thënë se në të kaluarën Qeveria nuk i ka pritur komunat kur ato kanë shkelur afatin për buxhet.

“Në vitet e kaluara, kur ndonjë komunë e miratonte buxhetin komunal pas afatit ligjor, Qeveria nuk e përfshinte atë komunë në buxhetin e përgjithshëm. Në raste të tilla, buxheti i asaj komune duhej t’i nënshtrohej veçmas procedurave të miratimit në Qeveri dhe në Kuvend. Është e papranueshme kjo nëpërkëmbje e ligjit nga LVV-ja dhe sejmenët e saj”, ka thënë Hoti. 

E drejtori i institutit GAP, Blendi Hasaj, në emisionin “Interaktiv” ka folur për dallimin e shpërndarjes së buxhetit mes qeverisjes së Albin Kurtit me ato para tij.

“Rreth viteve 2018 ose më herët, kategoria të themi e investimeve kapitale ka qenë diku aty e dyta në radhë, të themi deri diku ndoshta edhe e treta, pra ka dominuar si kategori, i është dhënë më shumë prioritet investimeve, ndërsa së fundmi në vitet e fundit e shohim një dominim më të madh veç te kategoria e skemave sociale", ka thënë Hasaj të hënën.

Buxheti për vitin e ardhshëm është projektuar në vlerë afro 4.3 miliardë euro. Nga kjo shumë, Qeveria ka paraparë që rreth 1 miliard të shpenzohen në paga për sektorin publik, 1 miliard euro të tjera në investime kapitale, mbi 900 milionë janë ndarë për komunat e mbi 1 miliard euro të tjera janë paraparë për pensione dhe skema sociale.