TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Nikaj: Eğer biz de AB üyesi olsaydık, Kosova'yı bu durumda kabul etmezdik.

bernard nikaj

Ish-ministri Bernard Nikaj, ka thënë se pashmangshëm që në Raportin e Progresit për Kosovën ka ndikuar edhe kriza institucionale për dy vjet porse sipas tij janë edhe disa çështje që Kosovës po i përsëriten në vazhdimësi si problematika.

Nikaj ka thënë se ndodhemi në situatën në të cilën po të ishim vetë pjesë e Bashkimit Evropian, nuk do ta pranonim Kosovën në gjendjen aktuale.

“Qeveria thotë që ne kemi bërë gjithçka por Brukseli nuk na e jep statusin e kandidatit, qytetarët thonë se ata në Evropë i kanë fajet. E realisht ne po të ishim në Bashkimin Evropian nuk do e kishim pranuar Kosovën në këtë situatë. Duhet lexuar me kujdes Raporti i Progresit, të shihen të mirat. Kapitulli 31 është lajm i mirë ndonëse me ndikim të vogël”, ka thënë Nikaj në emisionin “Konfront” në KTV.

Ai është shprehur se nuk mjafton vetëm puna e institucioneve në reformat që kërkohen për t’u implementuar nga Bashkimi Evropian, porse kërkohet konsensus më të gjerë shoqëror dhe ndikim nga secili.

“Neve një pjesë e problemeve na kanë përcjellur në vazhdimësi. Edhe para krizës institucionale Kosova ka qenë nën masa ndëshkuese nga BE-ja. Kemi tash e katër vjet që raportet e Kosovës kanë qëndruar jo mirë. Ne duhet ta marrim raportin si analizë vjetore dhe ta lexojmë gjithë vitin. Është e vërtetë që institucionet e kanë barrën kryesore të implementohen reformat që kërkohen për Bashkimin Evropian por pa ndërtuar konsensus më të gjerë shoqërorë rreth dëshirës sonë për të qenë anëtarë të BE-së asnjëherë nuk do të jemi”, ka deklaruar Nikaj.

Nikaj ka deklaruar se më e drejtë është të thuash që qytetarët janë lodhur nga elita politike që nuk po e çon vendin drejt Bashkimit Evropian, sepse të tjerët janë larguar drejt vendeve evropiane.

“Qytetarët me të vërtetë që janë lodhur, sepse qytetarët e Kosovoës kur po lodhen nga Kosova po shkojnë në Bashkimin Evropian. Qytetarët mund të thuash që janë lodhur prej qeverisjes së këtyre elitave politike që nuk po e çojnë vendin drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Nikaj mes tjerash.

Diğer güncellemeleri okuyun
Karşısına çıkmak

Konfront/Kosova İlerleme Raporu - Sınırlı ilerleme