TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Özel soruşturmada mağdur olanlara ve suçsuz bulunanlara kim tazminat ödemeli?

Lahey'deki Özel Mahkemenin tesisi

Fotoğraf: Associated Press

Legjislacioni në fuqi Kosovës e garanton të drejtën e kompensimit të personave që mund të shpallen të pafajshëm në rastet gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ndërsa, kompensimi i viktimave është obligim ekskluziv i të dënuarit. Specialja ka thënë se në pamundësi që i dënuari ta kryejë këtë obligim, duhet të gjendet një mënyrë alternative për përmbushjen e këtyre urdhrave dhe se Kosova nuk mund t’i ikë obligimit për krijimin e një fondi të veçantë për këtë qëllim

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë në pritje të aktgjykimit në rastin në të cilin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në rast se ish-krerët e UÇK-së shpallen të pafajshëm, çështja e kompensimit për kohën e kaluar në paraburgim mbetet tjetër aspekt që mund të hapet pas përfundimit të procesit gjyqësor.

Avokati Ardian Bajraktari ka treguar se kompensimin e personave që kanë qenë të privuar nga liria, por që janë shpallur të pafajshëm në Speciale e ka barrë Kosova dhe jo Gjykata.

“Kjo është një prej barrës, detyrimeve të shtetit të Kosovës, që e ka marrë me rastin e miratimin e ligjit dhe me sa jam në dijeni, një gjë e tillë nuk është barrë për Dhomat e Specializuara”, ka thënë ai.

Në një përgjigje për KOHËN, zëdhënësja e DHSK-së, Angela Griep, ka thënë se kuadri ligjor i Gjykatës Speciale parasheh kompensim vetëm në rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut.

“Kjo çështje rregullohet me Rregulloren e Procedurës së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Kushtetuese. Çdo kërkesë e tillë para Gjykatës Kushtetuese mund të paraqitet vetëm pas shterimit të të gjitha mjeteve juridike”, ka thënë Griep.

Meqë kuadri ligjor i Gjykatës Speciale nuk e parasheh këtë formë kompensimi, Ministria e Drejtësisë në Kosovë në një përgjigje për KOHËN ka thënë se kjo është e garantuar me ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore në DHSK.

“Kjo e drejtë rregullohet më tej me Udhëzimin Administrativ (MD) nr. 04/2020 për kompensimin e personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, të shpallur të pafajshëm me vendim të plotfuqishëm, i cili përcakton procedurën, kriteret dhe mënyrën e realizimit të kësaj të drejte”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Në të njëjtën kohë, varësisht prej rezultatit të gjykimit del ose jo çështja e kompensimit të viktimave.

Në historinë e Speciales, përveç dënimeve me burg, ka edhe dy urdhra për kompensim të viktimave.

Ngjashëm si Specialja edhe Ministria e Drejtësisë ka thënë se përgjegjësia e pagesës për dëmin i takon ekskluzivisht personit të dënuar.

E për rastet kur i dënuari s’ka mjete të mjaftueshme për t’i kryer obligimet, nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se ekziston Programi për kompensimin e viktimave të krimit, por që nuk ekziston ndonjë mekanizëm i veçantë për qëllimin e kompensimit të viktimave që kanë qenë pjesë e rasteve të Speciales.

Zyra për Informim e Gjykatës Speciale ka thënë se i ka bërë thirrje Kosovës që të krijojë një mekanizëm për kompensimin e viktimave të krimit që janë nën juridiksionin e DhSK-së. Ata kanë thënë se e kanë parë edhe mundësinë e pranimit të donacioneve vullnetare pa destinim të caktuar me qëllimin që të kontribuohet në pagesën e dëmshpërblimeve. Por, Specialja ka thënë se kjo nuk e liron Kosovën nga përgjegjësia për të krijuar një mekanizëm për dëmshpërblim.

“Në fund, si masë të fundit, trupi gjykues ka vënë në dukje se ekziston mundësia që Dhomat e Specializuara të pranojnë donacione vullnetare pa destinim të përcaktuar, me qëllim që të kontribuohet në pagesën e dëmshpërblimeve të akorduara të viktimave përmes një urdhri përfundimtar për dëmshpërblim të nxjerrë nga Dhomat e Specializuara. Megjithatë, trupi gjykues ka theksuar se një mundësi e tillë në asnjë mënyrë nuk e çliron personin e dënuar nga detyrimet e tij për të kompensuar viktimat dhe as nuk e çliron Kosovën nga përmbushja e detyrimeve të saj ndaj viktimave dhe për të krijuar një mekanizëm për dëmshpërblim”, thuhet në përgjigjen e Griepit.

Avokati Ardian Bajraktari ka theksuar se Fondi për Kompensimin e Viktimave, i cili ekziston në Kosovë, nuk është i natyrës përjashtuese, por që duke i parë dallimet me procedurat që zhvillohen në vend, sipas tij, DHSK-ja duhet të krijojë vetë fondin e saj për këtë qëllim.

“Unë besoj që këto të fundit duhet të krijojnë edhe fondet përkatëse për t’i kompensuar, sepse shumat që janë aprovuar janë jashtëzakonisht të larta dhe dallojnë esencialisht në atë që aplikohet në Kosovë”, ka thënë Bajraktari.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës janë trajtuar tri raste për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Rasti i ish-krerëve të UÇK-së është në fazën përfundimtare në shkallë të parë.

Ndërsa, në dy raste të tjera, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala janë dënuar me burgim si dhe u është shqiptuar urdhër për dëmshpërblimin e viktimave.