TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Kurti, Vadideki Arnavutlara seslendi: Birlik sona ermemeli

Kurti

Sigurimi i dy ulëseve në Parlamentin e Serbisë nga koalicioni shqiptar nuk duhet të jetë lëvizja e fundit e përbashkët e partive politike shqiptare atje, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në një videopublikim në Facebook, Kurti ka thënë se bashkimi duhet të vazhdojë me mbrojtjen e të drejtave dhe me thirrjet për barazi.

Në zgjedhjet e 25 tetorit, lista “Koalicioni Shqiptar” siguroi dy ulëse në parlamentin e Serbisë. Është hera e parë në 6 vjet, që shqiptarët kanë më shumë se një deputet në Serbi.

“Rëndësia e rezultatit shqiptar i kalon numrat, sepse është arritur në rrethana të pasivizimit të adresave, mosnjohjes së diplomave, përjashtimit sistematik nga institucionet publike, diskriminimit ekonomik, emigrimit dhe zbrazjes së vendbanimeve shqiptare. Për më shumë se dy dekada, shqiptarët kanë qenë njëfarë opozite e dyfishtë. Opozitë ndaj pushtetit dhe opozitë ndaj shtetit, i cili e kishte vendosë veten në opozitë ndaj tyre. Bashkimi nuk duhet të përfundojë. Duhet ta kuptojmë që më 25 tetor, bashkimi, që është cilësi e re, e ka një kapitull të ri, që duhet të vazhdojë me mbrojtje të fuqishme të të drejtave, me kërkesën për barazi dhe në përpjekjen për jetë dinjitoze në vendlindje. Dy mandatet janë arritje e përbashkët, e mbi të gjitha, janë edhe përgjegjësi e përbashkët. Aty ku janë mundësitë më të mëdha, edhe përgjegjësia është më e madhe”, ka thënë Kurti.

Arritja e koalicionit u zyrtarizua më 29 shtator në zyrën e kryeministrit të Kosovës.

Deputetët shqiptarë në legjislaturën e re janë Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti.

Në këtë video, Kurti po ashtu ka komentuar rezultatet e partive serbe duke thënë se “një çerekshekull më vonë, pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit në fillim të shekullit XXI, edhe pasardhësit e tyre politik, Vuçiqi e Daçiqi humbën”. Aleksandar Vuçiqi, që udhëhoqi Serbinë qe 12 vjet, ra nga pushteti pas humbjes nga Lista e studentëve.